Maqedoni

Agjencioni i BE-së për të drejtat fundamentale, Maqedonia merr statusin e vëzhguesit

07.08.2017 17:24

Pas shumë viteve bllokada dhe pengesa administrative Maqedonia më në fund merr statusin e vëzhguesit në Agjensinë Evropjane...

Pas shumë viteve bllokada dhe pengesa administrative Maqedonia më në fund merr statusin e vëzhguesit në Agjensinë Evropjane për të drejta fundamentale.
 
Me këtë rast Zv/kryeministri i Maqedonisë për Çështje Evropiane Bujar Osmani, dhe Ministri i Drejtësisë Bylent Saliji vlerësuan se ky është moment i rëndësishm në rrugën drejtë integrimit të vendit në strukturat Euroatlantike.
 
“Kjo e rrit vizibilitetit e prespektivës Evropjane të vendit vecanërisht duke pas parasyshë se jemi i vetmi vend kandidat për BE që po merr të drejtën për të marr pjesë në punën e kesaj Agjensie. Në funksion të kordinatorit nacional për mjetet IPA, siguruam edhe mjetet për antarsim që është diku 500 miljë euro për flet antarsimit në këtë agjensi për katër vitet e ardhëshme, me cka nuk do të këtë implikime financiare për vedin  ose do të ketë minimale për ministrinë e Drejtësisë”, shprehet zv/kryeministri i Qeverisë së Maqedonisë për Çështje Evropiane, Bujar Osmani.
 
Maqedonia tani ka të drejtë në qasje direkte në punën e Agjensionin për të drejta fundamentale të Unionit Evropjanë, të gjitha ekspertizat dhe analizat në korninzat ligjore do të shkrihen në vendin tonë, tha Ministri I Saliji.
 
“Ministria e Drejtësisë do të jëtë institucioni kontakt me këtë agjension me cka tani së shpejti do të caktojmë edhe mbikqyrës edhe official për kontakt, krejt kjo besoj se do të na ndihmon në hapjen e kapitujve 23/24 që eshtë shumë I rëndësishëm në hapërimin e vendit në strukrurat euroatlantike”, shprehet ministry i drejtesise Bilen Saliji.
 
Është  e rëndësishme që edhe Unioni Evropjan të japin stimul me hapa konkret për  Maqedoninë, pasi kjo ndjenja e lëvizjes do mban fokusin e  vendit, elitës politike, e qytetarëve në rrugën drejt integrimeve u tha me këtë rast.
 
FARIJE DAUTI-BAKIJU