Maqedoni
Grupacioni për armë kërkon lehtësime për prodhim dhe tregti me armë
07.08.2017 17:43
Grupacioni për armë dhe paisje pranë Odës Ekonomike të Maqedonisë kërkon harmonizimin e rregullores me qëllim lehtësimin...

Grupacioni për armë dhe paisje pranë Odës Ekonomike të Maqedonisë kërkon harmonizimin e rregullores me qëllim lehtësimin dhe zhvillimin e aktiviteteve lidhur me prodhimin dhe tregtin me armë, eksplozivëve dhe materialeve të rrezikshme.
Anëtarët e grupacionit kërkojnë takim me ministritë dhe institucionet përkatëse që më lehtë dhe më shpejt të marrin licencat dhe vendimet.
Ata sidomos kërkojnë thjeshtësimin e procedurëave për marjen e lejeve të nevojshme nga Ministria e Ekonomisë dhe të deklasifikohen informacionet gjatë furnizimit me paisje dhe armë nga MPB dhe MM.
“Kërkojmë funksionimin më efikas të Ministrisë së Ekonomisë gjatë dhënies së lejeve për prodhimet e dedikuara për kompanitë, sepse varemi nga ajo. Tregtia e armëve dhe pajisjeve ushtarake është një nga sferat më të rregulluar në botë dhe çdo transaksion e ndjek një seri e dokumenteve dhe çertifikatave, ndërsa ne përballemi me problem, me muaj të tërë presim lejet dhe vendimet të cilët në suaza ndërkombëtare jepen për 15 ditë”, shprehet kryetari i Grupacionit për armë dhe paisje në OEM, Dimitar Mangutov.
“Nuk e shohim arsyen pse tek ne informatat duhet të klasifikohet. Kjo vetëm na bënë probleme kur marrim informata të klasifikuara për furnizim dhe duhet të lajmërohemi tek partneri jonë i huaj dhe të marim ndonjë ofertë. Si të marim oferta kur nuk mund të japim informacione”, shprehet anetari i grupacionit Jovica Guricik.
Nga grupacioni gjithasthu kërkojnë pjesëmarrje të plotë e të gjitha kompanive në tenderët për prodhimin dhe tregtin e armëve, kështu që të ju ndihmon edhe kompanive vendore dhe ata të kryejnë furnzimin e ministrive.
GAZMEND KURTISHI
