Maqedoni
VMRO-DPMNE, shkarkimi i zvrlevskit i kundërligjëshëm; Xhaferi , kuvendi nuk është i mvarur nga asnjë procedure; LSDM, opozita po zvarrit shkarkimin e zvërlevskit
07.08.2017 18:12
Deputet e VMRO-DPMNE-së vazhduan me kundërshtimin e shkarkimit të kryeprokurorit Marko Zvërlevski...

Ata disa here kërkuan pauzë me arsyetimin se tani pas shpalljes së zgjedhjeve lokale shkarkimi i Kryeprokurorit si dhe debate mbi këtë cështje janë të kundërligjshëme bazuar në nenin 8 (a) nga Kodi Zgjedhor.
Sipas Ilija Dimovskit nga VMRO-DPMNE Kryetari I Kuvendit duhet të rspektojë Ligjin dhe të anulojë shkakrimin e Zvrlevskit pas mbajtjes së zgjedhjeve parlamentare.
Ata këmbëngulin se neni 8 I Kodit zgjedhor ndalon fillimin eprocedurës për punësimin e personave të ri apo procedurën për ndërprerje të marrëdhineve të punëës në institucione shtetërore dhe publike ndërsa procedurat e filluara prolongohen pas zgjedhjeve.
“Procedurat e tilla që janë të filluara sic thotë Ligji lihen në miruvanje.për këtë arsye ju jeni I obliguar të respektoni ligjin dhe të repektoni thirrjen juaj të djeshme se duhet të respektohen kushtetuta dhe Ligjet dhe këtë procedurë ta lini në miruvanje dhe ta vazhdoni më 16 tetor pas zgjedhjeve”, shprehet deputeti i VMRO-DPMNE-së, Ilija Dimovski.
Kryeparlamentari Talat Xhaferi theksoi se nuk sheh arsye që të ndërpritet procedura për shkakrimin e Kryeprokurorit dhe se Kuvendi është I pavarur nga çdo pushtet.
“Në mënyrë formal juridike Kuvendi nuk është I varuar nga as një procedurë. Në RM Kuvendi është dhomë Ligjdhënëse dhe si bartëse e pushtetit Ligjvënës nuk varet nga as një pushtet tjetër .Sipas Logjikës që ju e shpjeguat prej sot Kuvendi duhet të shkojë në shtëpi dhe nuk duhet të punojë deri në mbajtjen e zgjedhjeve locale”, shprehet kryetari i kuvendit Talat Xhaferi.
Sipas deputetit Tomisllav Tuntev ky është vetëm edhe një tentim I opozitës të zvarritë punën e Kuvendit për një process të filluar sipas Ligjit.Ai njëherë u bëri thirrje deputetëve të opozitës të dorëzohen nga debati dhe kjo cështje të mbyllet që sot.
“Dorëzohuni,të nderuar kolegë nga opozita nga të gjitha këto paraqitje për diskutim dhe replikë dhe dëshmini atë që besoni se nuk duhet të ketë debat.Të ndërpresim debatin në emër të reformave”, shprehet deputeti i LSDM-së, Tomisllav Tuntev.
Deputeti Ilija Dimovski kërkoi që të lihet hapësirë disa ditore që Komisioni për antikorrupsion të interpretojë nësë debati për shkakrkimin e Zvrlevskit është në pajtueshmëri me Ligjin.Kërkesa e tillë sipas Kryeparlamentarit XHaferi nuk pengon vazhdimin e punës në Kuvend duke pasur parasysh se Komisioni për Antikorrupsion e ka formuar Kuvendi dhe vlersimet e tilla nuk prodhojnë obligim juridik për Kuvendin.
FLORIJE BELULI KAMBERI
