Maqedoni
Ministria e shëndetësisë, lirohen nga puna shtatëzënat dhe të moshuarit; I nxehti vazhdon, 36 ndërmarrje nuk respektuan rekomandimet
07.08.2017 18:48
Drejtoria për punë hidrometeorologjike, ka bërë të ditur se edhe nesër, teritori i vendit do të përfshihet nga temperatura të larta nga faza e portokalltë...

Drejtoria për punë hidrometeorologjike, ka bërë të ditur se edhe nesër, teritori i vendit do të përfshihet nga temperatura të larta nga faza e portokalltë, prandaj Ministria e Shëndetësisë rekomandon
që nga obligimet e punës të jenë të liruara gratë shtatëzëna dhe personat nga mosha mbi 60 vjeҫ, ndërsa të gjthë personat tjerë në rast të paraqitjes së ҫfardo lloj problemi shëndetësor menjëherë të paraqiten tek mjeku i tyre amë.
Punëdhënësve i’u rekomandohet që ta ri-organizojnë orarin e punës në mënyrë që të evitojnë aktivitete në vendet e hapura në periudhën kohore nga ora 11:00 deri më 17:00, si dhe sigurim të pushimit nën hije dhe lëngje të mjaftueshme në ҫdo dy orë. Ministria e shëndetësisë rekomandon që të mos realizohen aktivitete sportive në vende të hapura në periudhën kohore nga ora 11:00 deri më 17:00 dhe veҫanërisht kopshteve për fëmijë i’u rekomandohet që të mos i ekspozojnë fëmijët në ambiente të hapura dhe të mos praktikojnë aktivitete sportive në këtë periudhë kohore.
Poashtu të gjith qytetarëve të vendit u apelon që t’i respektojnë rekomandimet e përgjithshme për mbrojtje nga temperaturat e larta, siҫ janë: Mbrojtje nga ekspozim i drejtpërdrejtë në diell, shmangie nga qëndrimi në vende të hapura në periudhën kohore nga ora 11:00 deri më 17:00, përdorim i garderobës së lehtë, konsumim i ushqimit të lehtë dhe lëngjeve, si dhe mënyrë higjienike e përgatitjes së ushqimit.
Ndërkohë Megjithë rekomandimet e ministrisë për punë sociale, jo të gjithë punëdhënësit respektojnë rekomandimet. Inspektorët shtetërorë kanë kryer kontrolle gjatë kësaj periudhe në 207 ndërmarje dhe kanë lëshuar ndalesa për 84 punëdhënës, që nuk kanë respektuar rekomandimet e ministrisë për të mos lënë të punojnë nën diell punonjësit e tyre nga ora 11 deri në orën 17.
