Maqedoni

Vazhdon kriza me zjarret në Maqedoni, MPB shpall gjendje emergjente; Ministria e Bujqësisë, ndalohet tërsisht lëvizja në pyje

07.08.2017 18:55

Zjarret aktive detyruar Minsitrin e Brendëshëm Oliver Spasovski që mbrëm të shpall Gjendje emergjente 30 ditëshe...

Kjo obligon të gjitha kapacitetet disponuese të sigurisë të drejtohen në rajonin e prekur, pas ka disa zjarre aktive. Prej mbrem një zjarrë i madh është aktiv edhe në Zelenikovë të rrethit të Shkupit.

Zjarre pjesë e të cilave ende janë aktive ka edhe në Çashkë, Jakupicë dhe në hapsirat e Demirkapisë.

Sipas informatave nga qendra me menaxhim me kriza, në Makedonski Brod edhe pse zjarri është nën kontrollë, ende ka zjarre aktive në vatrat e fshatit Brezë, mogill dhe LLokficë.  Zjarre ka edhe në Suva Gorë i cili po zgjërohet drejt zonës së banuar Vollqe.

Sipas QMK në shuarjen e zjarreve janë të angazhuara armata, ndërmarrja publike pyjet e Maqedonise, ekipet zjarrëfikëse dhe popullata lokale.

Në vendet  vështirë të depërtueshme, për shuarjen e zjarrit janë kyçur edhe helikopter të ARM-së. Ndërkohë MPB bën të ditur se zjarrin në Matkë e ka shkaktuar një person i moshës 17 vjeçare ndaj të cilit po bëhen hetimore. Ndërkohë Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave ndalon lëvizjen e tërësishme në pyje, pa marrë parasysh qëllimin e tyre.

Ndalesa fillon të vlejë prej 5 gushtit të këtij vitit dhe do të zgjas deri në heqjen e saj. Kjo ndalesë, siç kumtoi MBPEU, nuk vlen për të punësuarit në JP "Pyjet e Maqedonisë" dhe subjektet të cilët menaxhojnë me rajonet e mbrojtura nga të gjitha kategoritë parqet kombëtare, park pyjet, pyjet me dedikim të posaçëm, monumente të natyrës dhe të ngjashme.

Për mosrespektimin e dispozitave nga Ligji për pyje, personave fizik të cilët do të kapen duke lëvizur në pyje do t'u shqiptohet gjobë prej 1.500 deri 2.000 euro.

ARLINDA BAFTIU