Zaev: Janë krijuar të gjitha kushtet për spektakël futbolli, Maqedonia do ta justifikojë besimin

08.08.2017 10:03

Me ftesë të Federatës evropiane të futbollit (UEFA), kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, Zoran Zaev....

Me ftesë të Federatës evropiane të futbollit (UEFA), kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, Zoran Zaev mbrëmë mori pjesë në solemnitetin për të ftuar të lartë, me rastin e mbajtjes së spektaklit të futbollit - finalja e Super Kupës së UEFA-s.

Siç kumtoi pres-shërbimi qeveritar, kryeministri Zaev në pritjen për mirëseardhje të ftuarve ndaloi në biseda të shkurtra me funksionarët udhëheqës të dy federatave të futbollit - evropianes dhe botërores, si dhe me anëtarët e shtabeve drejtuese dhe profesioniste të dy klubeve, pjesëmarrëse në UEFA Superkupën, Mançester Junajted dhe Real Madrid.

"Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, Zoran Zaev shprehu bindje se janë krijuar të gjitha kushtet që kjo ngjarje e madhe sportive të mbahet në atmosferë më të mirë dhe se Republika e Maqedonisë dhe Shkupi si nikoqirë, do t'i justifikojnë besimin dhe pritjet dhe se e meritojnë vëmendjen  e botës, e cila sot dhe nesër është kthyer drejt matësit sportiv të forcave të yjeve të futbollit nga Mançester Junajted dhe Real Madrid", qëndron në kumtesë.

Kryetari i UEFA-s, Aleksandar Çeferin, siç thekson, i është falenderuar kryeministrit Zaev dhe Qeverisë të Republikës së Maqedonisë për mbështetjen e plotë në organizim të finales së Super kupës.