Sytë e tifozëve drejt Maqedonisë, Shkupi gati për Super Kupën, ndeshja live në TVM2

08.08.2017 10:19

Shkupi sot do të jetë në fokusin e vëmendjes evropiane dhe botërore....

Shkupi sot është  në fokusin e vëmendjes evropiane dhe botërore dhe të paktën për një natë, do të jemi kryeqëndra botërore e futbollit. Kryeqyteti i Maqedonisë ka  privilegjin të mirëpret dy nga ekipet më të mëdha në botën e futbollit, Real Madrid dhe Manchester United, të cilët do të përballen për trofeun e “UEFA Super Cup”. Ekipet tashmë kanë përfunduar trajnimet e tyre.

Ndeshjen pritet ta ndjekin mbi 500 milion njerëz. Padyshim që edhe në Maqedoni kjo ndeshje do të shikohet me interes nga ata që nuk kanë arritur të gjejnë bileta për në stadium, e për këtë dpo të kujdeset TVM 2 që do të bëjë transmetimin e drejtëpërdrejtë të saj.

Të dy ekipet mbrëmë kanë pasur mundësi të njihen me terrenin e stadiumit “Telekom Arena”, ku patën stërvitje, ndërsa paraprakisht edhe takime me gazetarët.

TEKSA YJET E FUTBOLLIT BËHEN GATI PËR TAKIMIN, MË TË NGAZËLLYER JANË FANSAT QË KANË MBUSHUR TASHMË DY DITTË RRUGËT E SHKUPIT. SHESHI MAQEDONIA ËSHTË KTHYER NË NJË “FAN ZONE” PLOT GJALLËRI SIDOMOS NË ORËT E MBRËMJES. POR EDHE GJATË DITËS ATY FLITET VETËM PËR FUTBOLLIN

Në këte fan zonë ekspozohen edhe tri trofetë e UEFA-së, ajo e Ligës së Kampionëve, Liga Evropës dhe Superkupës.

Tashmë futbollistët e njohur kanë vëzhguar nga afër edhe bukuritë që ofron kryeqendra jonë, trajneri Ferguson ka  vizituar madje dhe Carshinë e vjetër në Shkupn, ndërsa në rrjetet sociale shihen foto të futbollistëve të njohur duke provuar edhe ushqimet tona tradicionale, është fotomontazh apo jo, sidoqoftë ishte foto e bukur.

Real Madrid merr pjesë në Super Kupën për të gjashtë herë. Deri më tani ka tre fitore dhe dy humbje. Mançester Junajted në Super Kupën ka një fitore dhe dy humbje. Cili do të jetë rezultati i mbrëmjes së sotme, ju mbetet ta shikoni live në TVM 2. (Ardita Imeri, TVM2)