Shkupi nikoqir i spektaklit botëror Real Madrid - Mançester Junajted

08.08.2017 10:41

Shkupi sot do të jetë në fokusin e vëmendjes jo vetëm të opinionit evropian por edhe të atij botëror....

Shkupi sot do të jetë në fokusin e vëmendjes jo vetëm të opinionit evropian por edhe të atij botëror.

Kryeqyteti i Republikës së Maqedonisë e ka privilegjin që të gostisë dy prej tre klubeve botërore më të pasura dhe më të njohura botërore, Real Madrid dhe Mançester Junajted, të cilët do të luftojnë për trofeun e UEFA Super kupës 2017.

Dy ekipet mbërritën në aeroportin "Aleksandri i Madh", nën masa rigoroze të sigurisë, Fansat e Maqedonisë i pritën me ovacione dhe brohoritje.

Edhe krahas paralajmërimeve të mediave spanjolle se në Shkup nuk do të vijë Kristiano Ronaldo, ai është pjesë e "ekipit mbretëror". Dy ekipet dje patën mundësi të njoftohen me terrenin në arenën "Filipi i Dytë" ku mbajtën edhe trajnim, ndërsa paraprakisht edhe takim me gazetarët në të cilat trajnerët Zhoze Murinjo dhe Zinedin Zidan nuk e fshihnin se në Shkup kanë ardhur që ta fitojnë trofeun e Super kupës.

Qyteti i Shkupit është i gatshëm t'i presë klubet futbollistike, fansat e tyre dhe tifozët nga e mbarë bota. Është vendosur edhe e a.q. zonë neutrale e fansave në sheshin "Maqedonia" e cila është e hapur prej dje dhe pret mijëra adhurues të futbollit. Për animimin e tyre do të përkujdesen numri i madh i vullnetarëve të cilët do të jenë përgjegjës për realizimin e tyre të të gjitha aktiviteteve. Në "zonën neutrale të fansave" e cila është e hapur në periudhën prej orës 11 deri në orën 19, adhuruesit e futbollit do të mund të argëtohen me përmbajtje të shumta, ndërsa është paraparë edhe program i pasur muzikor i dixhejëve dhe këngëtarëve të njohur nga Maqedonia.

Vëmendjen më të madhe pritet ta tërheqin tre trofetë e UEFA-s, (e Ligës së kampionëve, Ligës së Evropës dhe Super kupës), gjegjësisht mundësinë që vizitorët të fotografohen pranë tyre.Është vendosur edhe regjim i posaçëm i komunikacionit dhe këmbësorëve për rrugët në afërsi të stadiumit. Në stadium janë vendosur vetëm flamuj të finalistëve dhe të Spanjës dhe Anglisë. Flamujt nuk guxojnë të jenë më të mëdhenj se një metër e 250 centimetra në pjesën tyre më të gjerë ose më të gjatë, në të kundërt të njëjtit do të merren.Gjithashtu, do të merren edhe flamuj të cilët bartin mesazhin me përmbajtje kërcënuese për sigurinë publike, përfaqësojnë qëndrimin e dikujt ose kanë mesazhe ofenduese ose diskriminatore. Do të merren edhe flamujt të cilët ua pengojnë pamjen shikuesve të tjerë dhe kamerave televizive. Dueli midis fituesve aktual në Ligën e kampionëve Real Madrid dhe Mançester Junajted si fitues i Liga Evropës, do të fillojë prej orës 20:45, ndërsa nga FFM-ja apelojnë që të gjithë ata të cilët do ta ndjekin ndeshjen e Arenës Kombëtare "Filipi i Dytë", më herët do të jenë të pranishëm në stadium që të shmangen turmat.