Zgjedhjet lokale 2017, ASHAAV filloi monitorimin e mediave

08.08.2017 11:15

Agjencia për Shërbime Audio dhe audio-vizuele...

Agjencia për Shërbime Audio dhe audio-vizuele në pajtim me kodin zgjedhorë prej sot filloi me monitorimin e raportimit nëpërmjet radiodifuzerëve  për zgjedhjet Lokale 2017. Nga Agjencia kumtuan se tek  të gjithë radiodifuzerët është dërguar letër përmes së cilës  shkruhen qartë të gjitha regullat dhe obligimet që dalin nga Kodi Zgedhor të cilat duhen respektuar në përpikmëri deri në fillimin e fushatës zgjedhore.

Për mënyrën e raportimit të mediave,  Agjencia do të publokon raporte çdo periudhë dhjetë ditore.   Duke filluar nga dita kur u shpallën zgjedhjet lokale rrjedh afati pesë ditor në kuadër të të cilit të gjitha televizionet dhe radiot  të cilat do të emetojnë program reklamues  të paguar politik gjatë periudhës së fushatës zgjedhore , do të duhet ti përcaktojnë çmimet për shërbimin e bërë i cili paraprakisht është i përcaktuar nga ana e Agjencisë  për Sherbime audio dhe audio-vizuele edhe atë përmes arkivit apo përmes adresës elektronike të agjencisë. Gjithashtu duhet informuar edhe Enti shtetëror i revizionit,  si dhe Komisioni shtetëror për parandalim të korrupsionit.