“Luciferi” shkakton viktima në Evropë, shumë vende në alarm të kuq, stuhi në Kroaci
I nxehti ekstrem që ka përfshirë kryesisht Europën Jugore...

I nxehti ekstrem që ka përfshirë kryesisht Europën Jugore, vazhdon të përvëlojë një pjesë të kontinentit duke merituar plotësisht nofkën “Lucifer”.
Spanja mban rekordin e kësaj vere në Europë me temperatura që kanë arritur në 44 gradë celsius, por edhe Italia, jugu i Francës, Rumania, nuk po ja kalojnë më mirë. Madje në Itali, ditët e nxehta që duket se nuk kanë të mbaruar, i kanë kushtuar shtrenjtë akullnajave në Alpe dhe resortet turistike që ofrojnë ski në verë, kanë mbyllur dyert për shkak të kushteve në përkeqësim. 5 persona kanw vdekur deri tani nga i nxehti nw Itali dhe Rumani.
Në Itali, lagështia dhe faktorë të tjerë po bëjnë që temperatura të ndihet shumë më e nxehtë në të ashtuquajturën temperaturë “e perceptuar”, e cila në Campania, rajon rreth Napolit, është vlerësuar të premten rreth 55 gradë.
Pranimet e spitaleve kanë shënuar një rritje 15-20 për qind. Të nxehtit nuk mund t’i shpëtonte edhe Ballkani, ku si rrallë herë në listë ka hyrë edhe Kosova, e cila me thuajse 39 gradë celsius ka shënuar edhe temperatura më të larta në vend prej të paktën 10 vitesh.
Në vende të tjetra si Kroacia, Greqia apo Mali i Zi, autoritetet kanë paralajmëruar njerëzit që të tregohen të kujdesshëm dhe të shmangin sidomos orët e mesditës, për shkaka të temperaturave të larta.
Meteorologët ndërkohë, nuk kanë lajme të mira për sa i takon të nxehtit, pasi temperaturat e larta pritet që të vazhdojnë edhe për disa ditë gjatë kësaj jave, me ulje të shumë pritura në fundjavë.
Zjarrfikësit po luftojnë zjarre gjithëpërfshirëse në të gjithë Korsikën dhe Evropën Jugore mes valës vdekjeprurëse të nxehtësisë. Autoritetet franceze kanë transportuar zjarrfikës dhe kamionë nga kontinenti në Korsikë për të ndihmuar në shuarjen e flakëve që vazhdojnë për ditë të tëra.
Në Kroaci ndëkohë, pas ditëve të shumta me temperature përvëluese, disa pjesë të vendit janë përfshirë nga stuhitë.
Në Bora, shirat paralizuan tërësisht trafikun. Dy autostradat kryesore të vendit janë mbyllur tërësisht dhe temperaturat janë ulur menjëherë për dhjetë gradë. Pjesa tjetër e Dalmacisë sërisht vazhdon të jetë nën ndikimin e masave të nxehta afrikane. (Aida Ziberi, TVM2)
