Venezuelianët braktisin vendin, kërkojnë azil politik në Brazil
08.08.2017 11:50
Populli i Venezuelës ka filluar të braktisë vendin....

Populli i Venezuelës ka filluar të braktisë vendin. Mediat raportojnë se në kufi me Brazilin janë parë radhë të gjatë dhe fluks emigrantësh.
Kjo është njoftuar edhe nga policia federale lokale.
Fluksi i refugjatëve nga Caracas është në rritje të vazhdueshme, veçanërisht pas përkeqësimit të krizës dhe konfliktit mes opozitës dhe Prsidentit Maduro. Në gjashtë muajt e parë të vitit 2017, 6 mijë venezuelianë kanë aplikuar për azil politik në Brazil.
