Botë

KB-ja e dënoi përdorimin tejmase të forcës ndaj demonstruesve në Venezuelë

08.08.2017 15:16

Zyra e Kombeve të Bashkuara për të drejtat e njeriut në Gjenevë e dënoi sot "përdorimin e gjerë të përhapur dhe sistematik"...

Zyra e Kombeve të Bashkuara për të drejtat e njeriut në Gjenevë e dënoi sot "përdorimin e gjerë të përhapur dhe sistematik" të forcës tejmase kundër demonstruesve në Venezuelë.
 
Në kumtesë theksohet se forcat e sigurisë së Venezuelës janë përgjegjëse për të paktën 46 raste të vdekjes së demonstruesve.
 
Në hulumtimin, të cilin e ka zbatuar ekipi i KB-së për të drejtat e njeriut, ka dëshmi për përdorimin sistematik të forcës tejmase dhe ndalimit arbitral të demonstruesve në Venezuelë.
 
Hulumtimi i zyrës së KB-së për të drejtat e njeriut është zbatuar në qershor dhe korrik./mia