Maqedoni

DMSH, zjarret vihen nën kontroll; QMK, vendi e kalon gjendjen e krizës

08.08.2017 16:07

Gjendja me zjarret në vend po shkon drejt normalizimit bën të ditur drejtoria për mbrojtje dhe shpëtim...

Drejtori I kësaj drejtorie Shaban Saliu thot se prona dhe jeta e qytetarëve nuk është në rrezik në asnjë nga lokacionet e prekura nga zjarret.
 
Drejtori i DMSH-së, poashtu informoi se për shuarjen e zjarreve prej nesër do të kemi në disponim edhe dy aeroplanë er Traktor nga Izraeli të cilët kanë ardhur me gjithë personel prej 24 personave të trajnuar.
 
“Pyjet në zonën e fshatit Volqe, të cilat pritet t’I shuajmë gjatë ditës. Zjarre aktive ka në fshatrat e Prilepit, Dren dhe Smollan por ndërmerren të gjitha masat atje për shuarjen e zjarrit.Para një ore është ndezur një vatër e re zjarri në Katllanovë na fshatin Gradmanci, në pyellin afër këtij fshati.Për shuarjen e zjarrit atje janë ekipe te NP “Pyjet e Maqedonisë” dhe DMSH, kemi lëshuar dy aeroplanë.Aktiv është një tjetër zjarr I cili shkon në drejtim të kufirit me Kosovën në fshatin Graqan, atje gjithashtu është djegull pyelli dhe pritet deri në fund të ditës të shuhet tërsisht”, shprehet  Shaban Saliu nga drejtoria për mbrojtje dhe shpëtim.
 
Edhe nga  Qendra për Menaxhim me Kriza, thonë se vendi e ka tejkaluar gjendjen e krizës.
 
“Për momentin gjendja me zjarret në vend, mund të konstatojmë se është stabile, ne vacanti në ato zona ku ditë më parë u shpallë gjendje krize, sidomos në Maqedonski Brod, zjarret janë vënën nën kontrollë, pjesa më e madhe e tyre janë lokalizuar”, shprehet Nadica Vckova nga Qendra për Menaxhim me Kriza. 
 
Për shuarjen e zjarreve në vend përvec aeroplaneve të Maqedonisë, deri tani kanë ndihmuar dy aeropale një nga Turqia dhe një nga Bullgaria.
 
Nga DSHP-ju bëjnë thirrje antarve të partive politike të inkuadrohen me aktivitet fizik për shuarjen e zjarrev, me cka do të trajtohen nga persona kompetent të DMSH. 
 
FARIJE DAUTI-BAKIJU