Maqedoni

Geshkovska: Mbetem ne fjalet e mia

09.06.2014 18:30

Gordana Geshovska prokurore në rastin “Monstra”, ne nje shkrim per te perditshmen ‘Dnevnik'

Gordana Geshovska prokurore në rastin “Monstra”, ne nje shkrim per te perditshmen ‘Dnevnik' ka deklaruar se vargu i presioneve në lidhje me procesin gjyqësor për vrasjen e pesëfishtë në Liqenin e Smilkovësnuk mund të mposhtë provat që ka Prokuroria.
 
Ajo më tej shton se: “Presionet në rritje për rastin ‘Monstra’ para se të sillet vendimi gjyqësor nuk mund të shpërlajnë provat për ‘terrorizëm’ për këtë rast”. “ Unë në përgjithësi mbetem me fjalët e mia të fundit që kam thënë në fund të procesit gjyqësorë sepse ato janë të bazuara në prova dhe dëshmi nga dëshmitarë”, thotë Geshovska në analizën e gazetës “Dnevnik”.  
 
Nga ana tjter përmes një letre të hapur drejtuar kryeministrit Nikolla Gruevski dhe organeve gjyqësore, të akuzuarit kërkuan 24.5 miliardë euro, ose rreth 12 buxhete shteti, dëmshpërblim material dhe moral për etiketimin e tyre si vrasës dhe kryerës të veprave penale akoma pa filluar e përfunduar procedura gjyqësore.