Maqedoni

VMRO DPMNE , interpelancë për ministren Carovska; MPPS, Maqedonia shtet transiti për migrantët

08.08.2017 16:29

Deputetët e VMRO DPMNE dhe Koalicionit Për Maqedoni më të mirë në Kuvend dorëzuan interpelancë për punën e Ministers se Punës dhe Politikës Sociale Milla Carovska...

Arsyeja për interpelancë është strategjia për migrantë 2017- 2027 dhe Plani aksional me 71 projekte për migrantë.
 
Ministrja për punë dhe politikë sociale Mila Carevska, nuk i ka konsultuar as qytetarët e as komunat dhe një dokument afatgjat strategjik për te ardhmen e vendit do te realizohet pa pyetur qytetarët.
 
“Bëhet fjalë për dokument strategjik për te ardhmen e Maqedonisë dhe për projekte që janë harxhime enorme dhe kushtojnë miliarda euro në dhjetë vitet e ardhshme në pjesën e akomodimit,ndërtimin e ndërtesave dhe lagjeve të migrantëve në shumë komuna te vendit.Buxheti fillimisht duhet te shfrytëyohet për nevojat e qytetarëve andaj disa here kemi kërkuar nga Qeveria e Zoran Zaevit të tërhiqe plani aksional”, shprehet deputeti i VMRO DPMNE-së, Vllatko Gjorcev.
 
Ndërkohë nga Ministria e punës dhe politikës sociale bëjnë të ditur se në Maqedoni nuk do ndërtohen kampe për migrantët dhe nuk do jipen shtetësi.
 
“Maqedonia është stacion tranzitor i migrantëve dhe si vend antar i Kombeve të Bashkuara do tu ndihmojë refugjatëve në rrugen e tyre per destinascione tjera, në pajtueshmëri me konventën e nënshkruar për të drejtat e migrantëve.Me këtë rast i dënojmë dezinformatat dhe përhapjen e qëllimshme të frigës dhe ksenofobisë tek qytetarët”, thuhet në reagimin e Ministrisë për punë dhe politikë sociale.
 
FLUTURA LATIFI