Maqedoni
Takimi Xhaferi dhe Gllavçev, thellohet bashkëpunimi në të gjitha fushat; Takimi Zaev dhe Gllavçev, vendi i Maqedonisë është në BE dhe NATO; VMR-DPMNE, marrveshja me Bullgarinë në dëm të Maqedonisë
08.08.2017 17:00
Marrëveshja mes Maqedonisë dhe Bullgarisë për fqinjësi të mirë hapë faqe të re në Marrëdhëniet midis dy vendeve...

Kështu vlerësuan Kryetarët e Kuvendit të Bullgarisë dhe Maqedonisë Dimitar Gllavçev dhe Talat Xhaferi gjat takimit në Shkup. Ata njëherit vlerësuan se tani është radha edhe e parlamenteve që të kontribojnë drejt thellmit të këti bashkëpunimi.
Në takimin Xhaferi-Gllavçev u konstatua se me marrëveshjen hapen horizontet e reja për bashkëpunim në të gjitha fushat, duke përfshirë edhe ndërmjet të dyja parlamenteve në nivel të komisioneve dhe grupeve për bashkëpunim, në temat me interes reciprok dhe me interes për Maqedoninë, përfshi përmbushjen e kritereve për integrimin vendit në strukturat euroatlantike.
Gllavçev me këtë rast ka ftuar Xhaferin të marrë pjesë në ratifikimin e Marrëveshjes në Kuvendin Popullor të Republikës së Bullgarisë. Kryeparlamentari Bullgar Gllavcev gjatë vizitës në Maqedoni ka takuar edhe Kryeministrin Zoran Zaev.
Ata me këtë rast vlerësuan se bashkëpunimi mes të dyja vendeve vazhdon të zhvillohet në drejtim pozitiv pas nënshkrimit të Marrëveshjes për fqinjësi dhe miqësi. Ata konstatuan se Vendi i Maqedonisë është në BE dhe NATO njofton Qeveria. Por nga VMRO-DPMNE sërish kanë vlerësuar se marrveshja me Bullgarinë është në dëm të interesave të vendit.
“Marrveshja për fqinjësi të mirë me bullgarinë që e nënshkroi qeveria e Zoran Zaevit, është në kundërshtim me interesat shtetërore dhe nacionale maqedonase dhe e bën palën maqedonase humbëse në tër procesin”, shprehet deputetja e VMRO-DPMNE-së, Elizabeta Kamçevska Milevska.
Por nga Qeveria e Maqedonisë kanë njoftuar se në pritje të ratifikimit të Marrëveshjes në parlamentet e dy shteteve, tanimë janë vendosur kontakte midis biznesmenëve nga të dy vendet, që do të kontribuojë për zhvillim ekonomik në shtete dhe janë hapur mundësi për bashkëpunim në disa sfera, siç janë bujqësia dhe kultura".
FLORIJE BELULI-KAMBERI
