Rritja e taksës së importit në Kroaci, Maqedonia kërkon shfuqizimin e regullores
Një rregullore e miratuar më 15 korrik të këtij viti nga autoritetet kroate për mbikëqyrje inspektuese dhe kontroll për harmonizim të pemëve dhe perimeve...

Një rregullore e miratuar më 15 korrik të këtij viti nga autoritetet kroate për mbikëqyrje inspektuese dhe kontroll për harmonizim të pemëve dhe perimeve me të cilin shpenzimet për kontrolli i cilësisë së pemëve dhe perimeve për vende të treta rrit për 20 her taksat e importit.
Sipas kësaj rregullore gjat importit të pemëve dhe perimeve nga 90 kuna të deritanishme apo 12 euro për prodhim, importuesi duhet të paguaj 2.000 kuna apo 247 euro.
Pas kësaj Maqedonia dërgoi notë deri te Kroaci me kërkesën për anulim të Rregullores, me ç'rast pasoi edhe takimi i përbashkët i ministrave nga rajoni në Sarajevë.
Ministri i Bujqësisë i Kroacisë Tomisllav Tollushiq sot, në një bisedë telefonike me ministrin e Bujqësisë, Lupço Nikollovski, ka shfaqur interesim për gjetje të zgjidhjes për problemin.
Ministri Nikollovski me këtë rast ka potencuar se Maqedonia dëshiron ta mbrojë prodhimtarinë vendore përmes respektimit të ndërsjellë të marrëveshjeve të nënshkruara ndërkombëtare.
