Maqedoni
Një pjesë e komunës Qendër nesër pa ujë
08.08.2017 18:14
Shfrytëzuesit nga rrugët "Aminta Treti", "Naum Naumovski Borçe" dhe "Çedomir Minderoviq" në komunën Qendër...

Shfrytëzuesit nga rrugët "Aminta Treti", "Naum Naumovski Borçe" dhe "Çedomir Minderoviq" në komunën Qendër nesër nga ora 8 do të mbeten pa ujë të pijshëm.
Siç informon Qendra rajonale për menaxhim me kriza e Qytetit të Shkupit, arsye për ndërprerjen në furnizimin me ujë është mënjanimi i defektit rrugor të gypit ujësjellës me diametër prej 80 milimetra në rrugën "Aminta Treti" nr.33.
Shfrytëzuesit do të jenë pa ujë derisa ekipet e NP "Ujësjellësi dhe kanalizimi" Shkup nuk e mënjanojnë defektin./mia
