Moti, faza e portokalltë deri të premten
Me temperatura të larta nga faza e portokalltë vendi do të përballet edhe në tre ditët e ardhshme...

Me temperatura të larta nga faza e portokalltë vendi do të përballet edhe në tre ditët e ardhshme , përkatësisht deri të premten.
Kjo nënkupton se vazhdojnë të vlejnë sugjerimet e Ministrisë së Shëndetësisë që nga obligimet e punës të jenë të liruara gratë shtatzëna dhe personat nga mosha mbi 60 vjeҫare, ndërsa të gjithë personat tjerë në rast të paraqitjes së ҫfarëdo lloj problemi shëndetësor menjëherë të paraqiten tek mjeku i tyre amë.
Punëdhënësve i'u rekomandohet që ta riorganizojnë orarin e punës në mënyrë që të evitojnë aktivitete në vendet e hapura në periudhën kohore nga ora 11:00 deri më 17:00, si dhe sigurim të pushimit nën hije dhe lëngje të mjaftueshme në ҫdo dy orë.
Ministria e shëndetësisë rekomandon që të mos realizohen aktivitete sportive në vende të hapura në periudhën nga ora 11:00 deri më 17:00, e sidomos kopshteve për fëmijë të mos i ekspozojnë fëmijët në ambiente të hapura dhe të mos praktikojnë aktivitete sportive në këtë periudhë kohore.
Nga Minsitria e Shëndetësisë njëherit theksojnë se të gjithë qytetarët e vendit duhet t’i respektojnë rekomandimet e përgjithshme për mbrojtje nga temperaturat e larta, siҫ janë: Mbrojtje nga ekspozim i drejtpërdrejtë në diell, shmangie nga qëndrimi në vende të hapura në periudhën kohore nga ora 11:00 deri më 17:00, përdorim i gardërobës së lehtë, konsumim i ushqimit të lehtë dhe lëngjeve, si dhe mënyrë higjienike e përgatitjes së ushqimit.
Personave me sëmundje kronike iu rekomandohet pranim i rregullt i terapisë, ndërsa në rast të paraqitjes së ҫfardo problemi shëndetësorë duhet ta kontaktojnë mjekun e tyre amë. Për shkak të temperaturave të larta të paralajmëruara për ditët vijuese nevojitet edhe nivel më i lartë i kujdesit gjatë përgatitjes dhe konsumimit të ushqimit.
GYLTENE SINANI
