Botë
Talebanët kanë liruar 235 pengje në veri të Afganistanit
08.08.2017 20:57
Talebanët sot kanë liruar 235 pengje nga një fshat në veri të Afganistanit, në të cilin, ka dyshime, pjesëtarët e Shtetit islamik...

Talebanët sot kanë liruar 235 pengje nga një fshat në veri të Afganistanit, në të cilin, ka dyshime, pjesëtarët e Shtetit islamik ekstremist kanë masakruar rreth 50 civilë, deklaroi zëdhënësi i qeverisë provinciale, Zabihullah Amani.
Sipas Amanit, sot nga fshati Mirzavalanga janë liruar 235 persona, duke përfshirë edhe gra dhe fëmijë, transmetuan mediat franceze.
Lirimi i pengjeve, siç është shpjeguar, është rezultat i rolit ndërmjetësues të banorëve më të vjetër lokal dhe përfaqësuesve zyrtarë provincial.
Amani shtoi se personat e liruar në mënyrë të sigurt janë evakuuar në qytetin Sar-e Pul, por që edhe më tej nuk dihet numri i saktë i personave të rrëmbyer./mia
