Botë
Liderët europianë diskutojnë për të ardhmen e BE-së
09.06.2014 18:32
Kryeministri britanik, David Kamerun po udhëton për në Suedi për të biseduar me kancelaren gjermane...

Kryeministri britanik, David Kamerun po udhëton për në Suedi për të biseduar me kancelaren gjermane, Angela Merkel dhe liderë të tjerë, lidhur me të ardhmen e Europës.
Ai do të shprehet kundër caktimit të Jean-Claude Juncker si presidenti i ardhshëm i Komisionit Europian.
Merkel e ka mbështetur publikisht ish-kryeministrin e Luksemburgut, Juncker, njëherësh kandidatin e zgjedhur nga grupet partiake në Europë.
Mirëpo Kamerun mendon se Juncker mund të bllokojë propozimet e tij për reforma. Kryeministri e ka kundërshtuar fuqishëm besimin e Juncker në një takim politik midis shteteve anëtare të BE-së. Ai e ka përshkruar Brukselin si “tepër të madh, tepër mendjemadh” dhe pas zgjedhjeve për Parlamenin Europian është shprehur se,
“Ne kemi nevojë për ndryshim. Ne kemi nevojë për një përqasje që vlerëson se Europa duhet të përqëndrohet në atë që është më e rëndësishme, në rritjen ekonomike dhe vendet e punës dhe mos të përpiqet të bëjë më tepër se kaq”, ka thene Kamerun.
