Maqedoni
Pronat e VMRO-së, PSP me kërkesë në gjykatën e lartë
09.08.2017 12:33
Prokuroria Speciale nuk heq dorë nga kërkesa për ngrirjen e pronës së VMRO-së...

PSP përsëri do të kërkojë ngrirjen e selisë kryesore të VMRO-DPMNE-së. Cështja e të ashtuquajturit “Pallati I bardhë I Gruevskit”, tashmë dy muaj ështëë cështje që ka ngritur tensionet mes Gjykatës Penale dhe Prokurorisë Speciale Publike, kjo e fundit ëhstë e prerë se do të vazhdojë të kërkojë konfiskimin e pronës së VMRO-DPMNE në kuadër të hetimit për lëndën ‘Talir’.
Ekipi i Janevës e ka plotësuar kërkesën për mbrojtje të ligjit dhe nga Gjykata e Lartë do të kërkojë rishqyrtimin e vendimit të Gjykatës Penale e cila refuzoi kërkesën që selia e partisë të vihet nën masë të përkohshme Ndalesë të shitjes së pronës së patundshme me vendosje të hipotekës.
”Prokuroria Speciale Publike pret që Gjykata e Lartë ta pranojë kërkesën për mbrojtje të ligjshme dhe lënda të kthehet përsëri në rishqyrtim të vendimit dhe me atë presim që prona e partisë së theksuar të jetë e siguruar”, thonë nga PSP.
Edhe përkundër pesë kërkesave të PSP gjykatësit e kanë kthyer lëndën ‘Talir’ pavarësisht dëshmive të PSP-së, me të cilën kërkon ngrirjen e pronës së VMRO-DPMNE .
GYLTENE SINANI
