Botë
Alarm në Paris, makina përplas disa ushtarë
09.08.2017 12:54
Gjashtë ushtarë francezë kanë mbetur të plagosur pasi janë përplasur në rrugë nga një makinë...

Ngjarja ka ndodhur në zonën veriperëndimore të Parisit, rreth 6 kilometra larg stacionit të policisë.
Autoritetet thonë se ngjarja është në zhvillim dhe nuk jepen detaje të tjera. Policia është duke zhviluar një operacion për kapjen e drejtuesit të mjetit.
Nuk ka informacion nëse ngjarja po trajtohet si sulm i mundshëm terrorist. Ushtarët patrullojnë rrugët e Francës që pas sulmeve terroriste që nisën dy vite më pare.
