Maqedoni

Shekerinska: Anëtarësimi në NATO, ul ndikim rus në vend

09.08.2017 13:18

Integrimi në NATO, sipas ministres së Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska, do të ulë ndikimin rus në vend...

Në intervistë për agjencinë “BllumBerg” Shekerinska deklaron se po bëhen përpjekje të forta për anëtarësimin e Maqedonisë në Aleancë, me qëllim që të mbrohet vendi nga përzierja ruse në punët e brendshme të vendit.
 
“Edhe para zgjedhjes së kabinetit të ri keni qenë dëshmitar për “rrjedhje” të informacioneve për përpjekjet e Rusisë që të ndikojë në fushat kyçe të politikës dhe në fushën e sigurisë. Jemi të shqetësuar nga ky fakt. Premtojmë se anëtarësimi i Maqedonisë në NATO mund t’ju vë fund këtyre përpjekjeve”, tha Shekerinska.
 
Sipas saj, qeveria  insiston t’i përmirësojë marrëdhëniet me Greqinë, e cila për shkak kontekstit me emrin, bllokon qasjen e Maqedonisë në NATO.
 
Prioriteti i Qeverisë së re, shtoi ajo, do të jenë reformat e brendshme të cilat sipas planit duhet të zbatohen në afat prej 9-të muajve që të përshpejtohet procesi për anëtarësim në NATO.  
 
“Do të bëjmë gjithçka për zbatimin e këtyre reformave, por gjithashtu do të kërkojmë nga vendet anëtare të NATO-s t’i vlerësojmë këto përpjeke, si dhe rezultatet e tyre sa më shpejtë që është e mundur”, deklaroi Sheqerinska.
 
Si probleme kyçe të cilat ka potencuar ministrja e mbrojtjes në intervistë,  janë edhe sundimi i së drejtës dhe pavarësia e gjykatave.
 
MERITA GASHI