Maqedoni

Temperaturat ekstreme, agronomët: Ujitje sa më e shpeshtë të mbjellave

09.08.2017 14:11

Moti i nxehtë që ka kapluar vendin , paraqet rrezik për kulturat bujqësore...

Për shkak të temperaturave të larta , kulturat bujqësore për momentin, i ekspozohen diellit të fortë dhe përballen edhe me  mungesën e  ujit në tokë.
 
Agronomi Irfan Azemi rekomandon që  bujqit që të evitojnë dëmet e mundshme nga këto temperature,  nëpërmjet ujitjeve sa më të shpeshta të të mbjellura. 
 
“Në bazë të dhënëve dhe statistikave të Entitmeteorologjik temperaturat e larta priten të vazhdojnë deri në fundin e javes, dhe kjo ndikon negativisht për shkak se këto temperatura janë të dëmshme  dhe ndikojnë negativisht tek kulturat bujqësore. Rekomandim si agrom për bujqit të bëjnë ujitje intezive dhe ujitije sa më të shpeshta që ti largojnë dëmët që vijnë prej temperaturave të larta”, shprehet agronomi Irfan Azemi.
 
Sipas tij  këto temperature priten më tëper të ndikojnë tek të mbjellat e mëvonshme.
 
“Sigurisht se temperatuva e larta do të ndikon negativisht te bimët  dhe mbjellat e mëvoshme që janë. Të mbjellat që janë mbjellur në pranverë ato vetem e kanë kaluar fazën e parë, ndërsa të mbjellat e më vonshme si trangujt, laknat dhe disa kultura që janë të mbjellur në këtë periudhë do të kenë pasoja nga temperatura të larta”, shprehet agronomi Irfan Azemi.
 
Agronomët thonë se duhet tu kushtojnë kujdes të posaçëm mbrojtjes nga sëmundjet dhe dëmtuesit e të mbjellurave sepse moti i nxehtë është i përshtatshem për zhvillimin e tyre.
 
GAZMEND KURTISHI