Mogherini: BE e përkushtuar në Maqedoni dhe Ballkan
Bashkimi Europian vazhdon të mbetet I përkushtuar në Maqedoni...

Kjo është përgjigja e përfaqësueses së lartë për politikë të jashtme dhe siguri të BE-së, Federika Mogerini, ndaj pyetjes së zëvendëskryetarit të Parlamentit evropian, Dimtirios Papadimulis.
Mogherini thotë se këtë përkushtim të BE-së për Ballkanin në përgjithësi, e Maqedoninë në vecanti, e tregojnë edhe vizitat e shpeshtuara të përfaqësuesve të lartë të BE-së në rajon. Papadimulis ka kërkuar përgjigje që në 4 maj nga Mogherini. Përgjigja ka ardhur më 27 korrik por eurodeputeti grek e ka bërë publike sot.
Në letrën e tij, Papadimulis potencon edhe se “Gjendjen në Maqedoni e përkeqëson edhe retorika nacionaliste dhe irredentiste të kryeminsitrit shqiptar Edi Rama dhe politika e Kosovës, të cilët po tentojnë ta tërheqin vëmendjen e opinionit nga problemet e vërteta të varfërisë dhe korrupsionit”.
Këto dukuri sipas tij, rrezikojnë stabilitetin dhe zhvillimin e vendeve nga Ballkani Perëndimor, si dhe rrugën e tyre evropiane. Në përgjigjen e saj, Mogherini potencon se prania dhe përkushtimi i BE-së për vendet nga Ballkani Perendimor , është me rëndësi jetësore për paqen dhe stabilitetin në rajon dhe rikuperimin e tij ekonomik.
“Në këtë kontekst, BE shpreh gatishmërinë e saj për të bashkëpunuar me Qeverinë e re të ish-Republikës Jugosllave të Maqedonisë, e cila tashmë bëri hapa pozitiv drejt stabilizimit të marrëdhënieve me fqinjët . BE promovon paqe, pajtim dhe stabilitet rajonal përmes dialogut dhe konsensusit, dhe do të vazhdojë ta bëjë atë”, thotë Mogerini në përgjigje.
Sipas saj, Përfaqësuesit e BE-së, në deklaratat e tyre, por edhe në kontaktet e drejtpërdrejta me liderët politik vazhdimisht paralajmërojnë se duhet të evitohet çfarëdo lloj retorike provokuese, si brenda, ashtu edhe jashtë vendeve.
