Maqedoni
UEFA falenderon Shkupin për Superkupën; Spasovski: 3 raste të rishitjes së biletave
09.08.2017 15:21
Shkupi ishte mbrëmë nikoqir i finales së Superkupës Europiane, ngjarje historike që i mundësoi Maqedonisë të tregoj kapacitetin mikpritës dhe organizativ...

Shkupi ishte mbrëmë nikoqir i finales së Superkupës Europiane, ngjarje historike që i mundësoi Maqedonisë të tregoj kapacitetin mikpritës dhe organizativ, përfundoi me falemnderimet e UEFAS- në llogarinë zyrtare në tëitter drejtuar Shkupit, për organizimin e mirfilltë.
Është vlerësuar lart jo vetëm mikpritja, por edhe spektakli para fillimit të ndeshjes, megjithëse edhe në këtë event historik sportiv, Maqedonia nuk arriti të tejkalojë vetveten dhe të pasqyrojë multietnicitetin që e karakterizon.
Gjithsesi testi u kalua me sukses. Por megjithë lëvdatata, e nata e mbremshme nuk ka kaluar pa incidente.
Në konferenën zyrtare për shtyp nga MPB , u deklaruan raste të regjistruara të shkeljes së ligjit për tregti të jashtligjme dhe vjedhje të shkallës më të rëndë.
“Janë regjistruar raste të rishitjes së biletave për Superkupën, nga tre shtetas të huaj, dy shtetas britanez dhe një shtetas sërb, dhe dy shtetas maqedonas ndaj të cilëve brenda ditës do të lëshohen akuzat për vepër penale , tregëti e jashtligjme , paragrafi i dyte i kodit penal. Pengim i personit zyrtar në kryerjen e detyrës zyrtare nga person i punsuar në agjensionin për kundërzbulim. Vjedhje e shkallës së rënd në mënyr brutale ndaj një qytetari anglez të cilit i jan marrë 400 euro dhe qafore ari, nga ana e një taksisti të panjohur. Po merren masa për gjetjen e autorit të veprës”, shprehet ministri i punëve të brendëshme Oliver Spasovski.
Finalja e superkupës Evropiane është ndjekur me interesim të lartë nga tifoz të dy ekipeve finaliste, të ardhur në Shkup nga mbar bota. Jashtë kapacitetit të stadiumit FILIPI I II , qytetarë të shumtë e kanë ndjekur ndeshjen në hapsira publike dhe kafiteri përmes ekranit të servisit publik.
ARLINDA BAFTIU
