Maqedoni

Nuk ka shpëtim nga i nxehti, pak freskim, vetëm gjatë fundjavës

09.08.2017 16:13

Temperaturat tropikale që kanë përfshirë vendin, nuk kanë ndërmend të ulen, të paktën deri të premten...

I gjithë vendi vazhdon të jetë në fazën portokalli dhe ulje e lehtë e temperaturave na pret vetëm gjatë fundjavës.
 
Deri të premten temperaturat do të vazhdojnë të qëndrojnë në 40 gradë gjatë ditës, të shtunën do të ketë vranësira të pakta që sadopak do të ulin temperaturat përvëluese, por mos prisni ndryshime të mëdha. 
 
Ministria e Shëndetësisë vazhdon me rekomandimin e saj që qytetarët të mos dalin pa nevojë nga ora 11-17,të mbajnë veshje të lehta , të marin terapitë në rregull  dhe të konsumojnë të ushqimit të lehtë dhe sa më shumë lëngje. 
 
Vazhdojnë apelet që punëdhënësit të ndryshojnë oraret e punës, në ato ndërmarje ku puna kryhet jashtë apo edhe në ndërmarjet e tekstilit ku punohet në hapësira të paklimatizuara.
 
Inspektorati Shtetëror i Punës deri tani iu ka shqiptuar gjoba 84 kompanive për shkak të mosrespektimit të rekomandimit për mbrojtjen e punëtorëve nga moti i nxehtë.