Shqipëria pret 3,5 milionë turistë
Bregdeti shqiptar, këtë vit do të jetë shumë më i pastër se vitet e tjera...
Bregdeti shqiptar, këtë vit do të jetë shumë më i pastër se vitet e tjera, ndërsa parashikohet të ketë një fluks të madh turistësh, afro 3,5 milionë. Deklaratat janë bërë nga kryeministri Edi Rama dhe ministri I Brendshëm Saimir Tahiri, gjatë prezantimit të paketës së masave për çeljen e sezonit turistik veror. Kryefjalë e këtij sezoni, Sipas ramës, do të jetë pastërtia e plazheve.
Një tjetër pikë ku është përqendruar kryeministri, ishte kthimi hapësirës së bregdetit për pushuesit, duke mos e pasur kërtë të drejtë vetëm suvbjektet private.
Nga ana e tij, ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, tha se janë marrë të gjitha masat opër t’u garantuar siguri pushueesve, numri I të cilëve pritet që të arrijë shifrën 3,5 milionë.
Bregdeti shqiptar ka qenë në qendër të kritikave jo vetëm në shqipëri por edhe nga agjenci botërore të mjedisit, si një ndër më të ndoturit në Evropë.
