Maqedoni

Pensionet nacionale, min. e kulturës limiton shumën, reagon VMRO

09.08.2017 16:38

Ministria e Kulturës propozon mënyrë të re të llogaritjes së pensioneve nacionale për artistët...

Ministria e Kulturës propozon mënyrë të re të llogaritjes së pensioneve nacionale për artistët , e cila nuk do tejkalonte shumën prej 38 mijë e 350 denarë. Sipas kompetentëve deri më tani ky  kompenzim është ndryshuar dhe pensioni më i lartë ka pasur vlerë prej 47 mijë e 873 denarë.
 
Nga resori i kulturës thonë se askujt nuk do t’i shkurtohet mundësia ligjore për fitimin e pensionit nacional por vetëm do të limitohet shuma maksimale.
 
“E drejta e pensionit nuk është shkurtuar ajo është kufizuar këtë  të drejtë që arstistët e kanë fituar në bazë të ligjit ,dhe nëse duam të ndryshojmë do ishte e kundërligjshme,por në të ardhmen kjo shumë nuk do mundet të rritet.Ajo që mua më intereson dhe të gjitha partitë politike do i pyes a mendoni se cmimet e artistëve valorizohen me para”, shprehet zëv/ministri i kulturës Vlladimir Llazovski..
 
Opozita është kundër këtij propozimi me amandament kërkoiqë të mbeten  të njejtat dispozita.Në vend se për 66 artistë të cilët deri më tani kanë marrë pension , VMRO kërkon që i njejti të vlejë  edhe për fituesit e ardhshëm të cmimeve vjetore për vepra jetësore.
 
“Ju si aktor ose kolegu Krste bëjnë pjesë në 66 artistët  të cilët në të ardhmen do të merrni diferencë të pensionit tuaj nacional,ndërsa psh Ferid Muhic nuk është në listen prej 66 artistëve këtë vit do merr ndonjë cmijm ,po atij i shkurtohet kjo e drejtë ai do ketë pension fiks”, shprehet deputetja e VMRO -DPMNE –së, Elizabeta Kancevska Milevska.
 
Shumica parlamentare përkrahundryshimet ligjore sepse sic thanë,  janë zvogëluar mjete për rrogat në veprimtarinë e kulturës me miratimin e ribalansit të buxhetit.
 
“Kemi shum artist sërisht nuk dua të potecoj emra të cilët kanë merituar cmime dhe pensione nacionale dhe nuk i kanë marrë.Mendoj për një artist nuk janë më të rëndësishme financat më e rëndësishme është që të vlerësohet puna e tij”, shprehet deputetja e LSDM-së, Sllavica Shumanska.
 
Ndryshimet ligjore parashohin edhe ndërprerjen e marrëveshjes menaxheriale për drejorët e institucioneve nacionale, të cilat sipas legjislativës së se deritanishme janë parashikuar si obligim i domosdoshëm.
 
FLUTURA LATIFI