VMRO sërish sulmon gjykatën e apelit, merr vendime politike sipas urdhërit të qeverisë
VMRO- DPMNE, sërish ka sulmuar gjykatësit e Apelit....

VMRO- DPMNE, sërisht ka sulmuar gjykatësit e Apelit, duke i akuzuar se janë nën kontroll të plotë të qeverisë së re.
Deputeti i VMRO-së Dragan Donev, thotë se ekzekutivi i ri i detyron gjykatësit të marrin vendime të porositura politike.
Nga VMRO thonë se gjykatësit i tremben qeverisë dhe vendosën të lënë anash drejtësinë duke anashkaluar ligjet ekzistuese.
“Gjykatësit në gjykatën e Apelit, në vend që të punpjnë në përputhje me ligjet, kanë vendosur t’ia bëjnë qefin Zoran Zaevit dhe LSD-së, duke sjellë vendime skandaloze përmes të cilave po hapin “Kutinë e Pandorës”. duke mundësuar që në të ardhmen, materialet e siguruara nga përgjimet e paligjshme, do të përdoren dhe keqpërdoren si mjet për sulm ndaj atyre që nuk ndajnë të njejtin mendim me qeverinë. Në vend që të mbrojnë sundimin e ligjit, me këtë vendim joligjor dhe skandaloz, gjykatësit sollën jë praktikë të re gjyqësore që në mënyrë të drejtpërtdrejtë dëmton Republikën e Maqedonisë duke sulmuar themelet e sistemit të drejtësisë” – tha Dragan Donev nga VMRO DPMNE.
