Zjarret ende aktive, QMK: Situata është nën kontroll
Ende vazhdojnë të jenë aktive disa zjarre në vend....

Ende vazhdojnë të jenë aktive disa zjarre në vend megjithëse nga qendra për menazxhim me kriza thonë se situata është nën kontroll.Zjarre aktive ka në fshatrat Zagrat dhe Grashnicë në Makedonski Brod, në në Çashkë, në fshatin Nikodin dhe Prilep, mbi Kopance të Tetovës, si dhe tek fshati Gradmanci, Komuna Petrovec.
Nuk ka rrezik për përhapjen e tyre sepse kryesisht po digjen pyje me shkurre dhe barë i thatë, ndërsa ekipet janë vazhdimisht në terren dhe në mënyrë adekuate po veprojnë. Zjarret në pjesët e tjera të Maqedonisë janë lokalizuar dhe vendosur nën kontroll.
“Në rajonin e Shkupit, zjarri në fshatin Gradmanci, komuna Petrovec është ende aktiv, po punohet atje por bëhet fjalë për terren te paarritshëm dhe është e nevojshëm intervenimi nga lart. Janë dërguar edhe ekipe nga toka me qëllim që zjarri te kontrollohet” – tha Nadica Vçkova, zëdhënëse e Qendrës për Menaxhim me Kriza.
Nga Qendra për Menaxhim me Kriza apelojnë deri tek qytetarët që të respektojnë masat që janë në fuqi, përfshi edhe atë për lëvizje nëpër pyje.
“Edhe një herë apelojmë, qytetarët të kenë kujdes gjatë punës dhe lëvizjes në të hapur, si dhe ta respektojnë ndalesën për lëvizje nëpër pyje. Gjoba për mosrespektim të këtyre masave është prej 1.500 deri në 2.000 euro, ndërsa për ndezje të pyjeve është shumë më e lartë” – u shpreh Nadica Vçkova, zëdhënëse e Qendrës për Menaxhim me Kriza.
Në Makedonski Brod janë lokalizuar zjarret në 5 fshatra, në fshatin Zagrat zjarri dje u lokalizua, por sot, për shkak të erës së fuqishme, u ndez sërisht.
Aktiv, por i lokalizuar është edhe zjarri në fshatin Nikishtan ndërsa nën kontroll janë vënë edhe zjarret mbi fshatin Banjishtë afër Dibrës, si dhe tek fshati Galishte, të Kavadarit. Për shuarje të zjarreve në rrethinën e Shkupit, prej sot është përfshirë edhe ndihma izraelite.
Mbetet aktiv zjari në fshatin Çiflik ku po reagohet edhe nga ajri dhe nga toka. Gjendja e krizës në Makedonski Brod dhe Çashkë që u shpall të dielën mbetet në fuqi deri më 8 shtator. (Farije Dauti – Bakiu, TVM2)
