Shkarkimi i Zvrlevskit, nxehet debati në kuvend, VMRO okupon foltoren

09.08.2017 17:59

VMRO-DPMNE vazhdon të bllokojë procedurën për shkarkikimin e Kryeprokurorit Marko Zvrlevski....

VMRO-DPMNE vazhdon të bllokojë procedurën për shkarkikimin e Kryeprokurorit Marko Zvrlevski, kësaj radhe duke akupuar foltoren e Kuvendit.

Debati u nxeh pasi  deputeti i VMRO-DPMNE-së Antonio Milloshovski u paraqit në foltore pa leje të Kryeparlamentarit pas cka Xhaferi ishte i detyruar të kërkojë nga sigurimi kushte për punë. 

Deputet e VMRO-DPMNE-së  vazhdojnë të mbrojnë qëndrimin se shkarkimi i Zvrlevskit  është i paligjshëme dhe në kundërshtim me Rregulloren e Kuvendit andaj kërkuan  që kjo pikë të hiqet nga rendi i ditës.

Kryeparlamentari Xhaferi theksoi se po zbaton rregulloren e Kuvendit duke shtuar se i njejti është i pavaruar nga ndonjë pushtet tjetër.Ai njëhërit theksoi se nuk do të lejojë që askush të shkaktojë provokime në Kuvend.

“Unë nuk do të lejoj këtu askush askënd të provokojë ,ju mund të silleni sit ë doni ndërsa unë jam i obliguar të siguroj kushte për punë në Kuvend dhe atë do ta bëj me ose pa vullnestin tuaj.Ndërsa ju nëse jeni të vendosur të provokoni incident ,kjo është zgjidhja juaj unë nuk përzihem, unë me as gjë nuk kam kontribuar të shkaktoni situatë ashtu sic e shkaktuat” – tha kryetari i kuvendit, Talat Xhaferi.

Por nga VMRO akuzojnë Xhaferin dhe qeverinë për nervozizëm  , sepse janë të vetëdijshëm se e kanë shkelur procedurën ligjore në lidhje me shkarkimin e Zvërlevskit.

Deputeti i VMRO Ilija Dimovski nga pres qendra e Kuvendit ka reaguar mbi mënyrën se si Kryeparlamentari Xhaferi i drejton seancat dhe udhëheq me parlamentit kohëve të fundit, në emër të grupit të tyre parlamentar ai ka thënë se shumica parlamentare ka thyer ligjin zgjedhor dhe për këtë duhet të mbajë përgjegjësi.

“Zotëri Talat Xhaferi dhe shumica parlamentare me vetëdije po shkelin Kodin Zgjedhorë ndërsa atë faj po na e hudhin neve ,kjo për arsye se ata nuk e kanë parë këtë nen të ligjit për cka vete bartin përgjegjësi para Qeverisë, partive të tyre dhe qyetarëve” – tha Ilija Dimovski nga VMRO-DPMNE.

Debati nuk u kufizua vetëm në shkarkimin e Zvrlevskit. Antonio Milloshovski nga VMRO-DPMNE  akuzoi kryeministrin Zaev  se ka manipuluar me publikun Shqiptar me rastet e ndjeshme si Monstra dhe Sopoti.

“Pikërisht Zotëri Zaev i cili tre vite manipuloi me ndjenjat e qyetatrëve shqiptarë në Maqedoni duke thesuar se ka incizime dhe dëshmi dhe se do ti publikojë , se të dënuarit për rastin Monstra nuk duhet të dënohen dhe këtë ai nuk e bëri.Kjo është një manipilim i madh me ndjenjat e një numri të madh të qytetarëve” – tha Antonio Milloshovski nga VMRO-DPMNE.

Nga VMRO-DPMNE kërkuan që debati për shkakrikimin e Zvrlevskittë anulohet për disa ditë deri sa të ketë përgjigje nga Komsioni për antikorrupsion për ligjshmërinë e debatit dhe procedurës për  shkakrimit të Kryeprokurorit. Ata njëherit kërkuan edhe zgjedhjen e kryeprokurorit të ri me Konsensus. (Florije Kamberi, TVM2)