Interpelancë edhe për ministrin Dimitrov, VMRO: Marëveshja me bullgarinë, dëmton shtetin
Deputetët e VMRO-DPMNE-së do të paraqesin interpelancë deri tek Kuvendi....

Deputetët e VMRO-DPMNE-së do të paraqesin interpelancë deri tek Kuvendi për shefin e diplomacisë, Nikolla Dimitrov për shkak të nënshkrimit të marrëveshjes për fqinjësi të mirë me Bullgarinë..
“Me nënshrkimin e marrëveshjes, Maqedonia nuk i mbojti interesat e saj dhe u largua nga pakica maqedonase në Bullgari. Qeverisë bullgare i urojmë që luftoi për interesat e saj”, deklaroi deputeti i VMRO-së, Antonio Milloshoski. Arsye tjetër për interpelancë ndaj Dimitrovit është edhe mos emërimi i Aleksandër Nikollovsit për ambasador në Bruksel. “Edhe pse Aleksandar Nikollovski i kaloi gjitha procedurat, nga MPJ na thanë se procedura është ndërprerë. Nëse OBRM-PDUKM-ja e dërgoi Nano Ruzhin për ambasador në NATO, pse LSDM-ja të mos e dërgojë Nikollovskin”, tha Milloshoski.
Paraprakish, deputetët e VMRO-DPMNE-së kërkuan interpelancë edhe për ministren e Punës dhe Politikës Sociale, Mira Carovska dhe atë të Bujqësisë, Lupço Nikollovski.
