Mungesa e valleve shqiptare në Superkupë, Qeveria: U organizua nga qeveria e kaluar dhe FFM-ja

09.08.2017 20:09

Nga Qeveria, fajin për mungesën e valleve shqiptare....

Nga Qeveria, fajin për mungesën e valleve shqiptare por edhe të etniteteve të tjera gjatë shfaqjes para Superkupës, e justifikuan me faktin që i tërë manifestimi është organizuar nga FFM-j dhe ish qeveria e kaluar.

”Qeveria e Republikës së Maqedonisë nuk ka qenë pjesë e konceptit artistik të Superkupës së UEFA-s. Ideja artistike është bërë nga qeveria e kaluar dhe nga Federata e Futbollit të Maqedonisë (FFM) si organizator. Qeveria e re e ka mbështetur teknikisht organizimin e Superkupës së Evropës. Shprehim keqardhje që FFM-ja si organizator nuk i ka vënë vëmendje konceptit multietnik të shtetit tonë”  - thotë zëdhënësi i qeverisë, Mile Boshnjakovski.