Maqedoni

Ekspertët: Kërkesa për dëmshperblim legjitime

09.06.2014 19:22

Shkelja e parimit të prezumimit të pafajsisë nga ana e Ministres së punëve të brendëshme Gordana Jankullovska...

Shkelja e parimit të prezumimit të pafajsisë nga ana e Ministres së punëve të brendëshme Gordana Jankullovska për të akuzuarit në rastin Monstra ndikon edhe në sjelljen e aktgjykimit aq më tepër kur pushteti gjyqësor është i ndikuar nga politika thotë eksperti juridik Bekim Kadriu.
 
Kërkesa për dëmshpërblim e të akuzuarve  me 24.5 miliard euro drejtuar Kryeminisrit të Maqedonisë është legjitime dhe në bazë të shkeljës dhe veprës natyrisht se kompenzimi duhet të jetë i lartë thotë ai.
 
“Ka më tepër të akuzuar shkelja është e rëndë dhë prandaj kompenzimi është i lartë. Nëse prezumimi i pafajsisë eshtë shkelur si në këtë rast kur Ministri i punëve të brendshme i shpall fajtror personat për të cilët nuk është inicuar process gjyqësor i shpall fajtor dhe në situate kur pushteti gjyqësor është evidente se është i ndikuar nga politika në këtë situatë shkelja e prezumimit të pafajsisë e determinon sjelljen e aktgjykimit.Ky është problem më i madh se prezumimi i pafajsisë nuk është shkëlje në vete por ai tani ndikon në mënyrën se si do të zhvillohet procedura gjë që shihet edhe në mënyrën se si flet prokurori në ato fjalët përfundimtare dhe eventualisht në mënyrën se si do të sillet aktgjykimi” shprehet eksperti juridik Bekim Kadriu.
 
Ngjajshëm edhe Eksperti juridik Jeton Shasivari, thotë se deklarata e Ministres së brendëshme e cila u transmetua brenda dhe jash vendit  nxiti opinionin që keta persona jane kryersesit e aktit kriminal dhe po kjo deklarate ndikon ne paragjykimiet dhe prejudikimet ne vleresimin e fakteve në procedura gjyqesore. 
 
“Kërkesa i drejtohet kryeministrit të Maqedonise meqë këtë deklaratë e ka dhënë anëtari i qeverisë dhe me një shpallje të tillë publike te fajsisë para se të fillojë procesi gjyqesorë dhe para se të zhvillohet procedura gjyqësore ka ndodhur një shkelje e rëndë e przumimit të pafajsisë.Në këtë kërkesë për dëmshpërblim kryeministrit të Maqedonisë i bëhët më dije edhe arsyetimi juridik i Gjykatës ndërkombëtare për të drejta të njerit në Strazbur” shprehet eksperti juridik Jeton Shasivari.
 
Avokati mbrojtës Naser Raufi është pesimist që një kërkesë e tillë mund të realizohet në Maqedoni. Jankullovska më 1 maj 2012 në pres konferencë tha se policia ka zbuluar kryerësit e vrasjes në Smillkovë dhe një deklaratë e tillë është e papranueshme në një shtet ku sundon ligji dhe e drejta thote Raufi.                                                                                       
 
“Në kërkesë kemi cekur dy shembuj shembullin e Francës dhe Sërbisë ku dhe janë realizuar këto lloj të kërkesave ,Kjo kërkesë apsolutisht duhet të realizihet nga ana e gjyqit evropian për të drejta të njeriut ne Strazbur.Ne nuk mendojm që në Maqedoni do të kemi ndonjë efekt të posacëm me këtë kërkesë por mundësinë tonë e shohim në Gjykatën e Strazburgit.Ne kemi afat që ta presim këtë sipër përgjigje nga Kryeministri po nuk ka atëhërë vazhdojmë shkallët më tutje”, shprehet avokati mbrojtes Naser Raufi.      
                                                             
Përvec 7 të akuzuarve, Raufi tha se kërkesë për dëmshpërblim në Ministrinë e drejtësisë kërkojnë edhe të arrestuarit e tjerë në aksionin e 1 majit e të cilët më pas u liruan në mungesë të provave.
 
FLORIJE KAMBERI