Maqedoni

Është shuar zjarri në afërsi të Treskavecit, aktive edhe dy zjarre në rajonin e Prilepit

10.08.2017 13:14

Është shuar zjarri që dje dhe mbrëmë gjatë natës kërcënoi manastirin Treskavec afër Prilepit. Sipas Stanko Koleski...

Është shuar zjarri që dje dhe mbrëmë gjatë natës kërcënoi manastirin Treskavec afër Prilepit. Sipas Stanko Koleski, shef i njësisë zjarrfikëse të Prilepit, mbi njëqind vullnetarë janë paraqitur në thirrje dhe në orët e hershme të mëngjesit zjarri është shuar, por gjatë ditës vatrën e ruajnë rreth 70 njerëz.
 
megjithatë, disa flakë të zjarrit ende janë aktive në pjesën e ulët, drejt fshatit Gorno Sello dhe Mramorani. Po digjet bari i thatë, ekipet po punojnë dhe janë aktivizuar rreth 30 njerëz.
 
"Në rajonin e Prilepit ende janë aktive dy zjarre të mëdha. Njëri është në atarin e fshatrave Bonçe dhe Krushevicë. Atje janë kapluar 150 hektarë pyje të përziera dhe terreni është vështirë i kalueshëm. tashmë pesë-gjashtë ditë është aktiv edhe zjarri rreth fshatit Nikodin të Prilepit. Atje janë kapluar rreth 250 hektarë pyje. Dje u intervenua me helikopter të ARM-së, ndërsa sot pritet të arrijnë kanaderë nga Drejtoria për mbrojtje dhe shpëtim", deklaroi Koleski./mia