Maqedoni

Reshjet e rrëmbyeshme të shiut shkaktuan përmbytje në disa pjesë të Britanisë

10.08.2017 13:37

Shiu i rrëmbyeshëm, që gjatë gjithë ditës së djeshme ra në disa pjesë të Britanisë së Madhe, shkaktoi përmbytje dhe probleme në komunikacion...

Në mënyrë të veçantë janë kapluar disa rajone angleze, si Jorkshiri Lindor dhe Linkolnshiri verilindor, ku shiu i fuqishëm shkaktoi më shumë probleme.
 
Janë vërshuar qindra shtëpi, ndërsa dhjetëra rrugë kryesore dhe magjistrale u gjetën nën ujë, duke ngjarë në lumenj dhe janë mbyllur tërësisht për komunikacion.
 
Agjencia për luftë kundër fatkeqësive shpalli "alarm të verdhë" edhe në Londër edhe në disa pjesë të Anglisë juglindore, ku gjatë gjithë ditës pati shi të fuqishëm.
 
Moti i keq, i shoqëruar me temperatura prej vetëm 16 gradë Celsius, që është nën mesataren edhe për verën e lagësht dhe të freskët britanike, shënohet si dita më e keqe e këtij sezoni veror.
 
Sipas meteorologëve, vetëm gjatë ditës së djeshme ka rënë shi, aq sa zakonisht bie gjatë gjithë gushtit.
 
Shërbimet speciale njoftojnë për derdhjen e ujit prej lumenjve dhe kanaleve, të cilat kanë shkaktuar probleme në komunikacionin rrugor dhe hekurudhor.
 
Pista e aeroportit të dytë britanik për nga madhësia "Getvik" në Londër, në disa pjesë të caktuara të ditës ka qenë e mbushur me ujë por edhe nën kushte të tilla aeroplanët kanë ateruar dhe nuk ka çrregullime më të mëdha në komunikacionin ajror.
 
Shërbimi meteorologjik britanik kumtoi se reshjet e rrëmbyeshme do të zvogëlohen sot në orët e hershme të mëngjesit./mia