Tjetër valë arrestimesh në turqi, 5 gazetarë arrestohen në Stamboll
Policia turke ndërmori një tjetër valë arrestimesh ndaj një grupi gazetarësh, të akuzuar për lidhje me klerikun në arrati Fetullah Gylen...

Në pranga ranë 35 gazetarë gylenistë në Stamboll, gjatë një operacioni anti-terror siç e konsideruan autoritetet turke.
Në akuzën e ngritur nga prokurorët turq, thuhet se gazetarët komunikonin në fshehtësi mes tyre, duke përdorur aplikacionin për celular që ua krijon këtë mundësi ByLock, që numëron 215 mijë përdorues në mbarë botën.
Prej grushtit të dështuar të shtetit të 15 korrikut të vitit të kaluar, numërohen në total 50 mijë të arrestuar, shumë prej të cilëve njerëz të mediave opozitare. Mbi 100 mijë të tjerë janë larguar nga vendet e tyre të punës.
Sipas grupeve të të drejtave të njeriut, qeveria turke po përdor si pretekst grushtin e dështuar të shtetit, për të luftuar mbështetësit e grupeve opozitare. Shoqata e Gazetarëve turq numëron 160 anëtarë të saj të arrestuar dhe mbi 150 media opozitare të mbyllura.
