Maqedoni
Kërcënimet e Penhianit, SHBA, Japoni, Kore e Jugut: Jemi gati të mbrohemi
10.08.2017 15:09
Pas deklaratave se Pheniani është “gati të ndërmarrë" një veprim ushtarak që ka në shënjestër territorin amerikan...

Pas deklaratave se Pheniani është “gati të ndërmarrë" një veprim ushtarak që ka në shënjestër territorin amerikan në ishullin Guam në Paqësorin Perëndimor, ku janë stacionuar një sasi e konsiderueshme forcash ajrore dhe detare të SHBA-ve , kanë ardhur reagime të ashpra nga Uashingtoni , Korea e Jugut dhe Japonia .
Në një seri komentesh në Tuitter, Presidenti Trump vuri në dukje fuqinë e arsenalit bërthamor amerikan.
Ai gjithashtu ripublikoi videon ku paralajmëronte se Peniani do të ndeshë në zjarr dhe furi që bota nuk e ka parë ndonjëherë më parë, nëse bën përsëri kërcënime ndaj SHBA.
Ai i bëri komentet ndërkohë që Sekretari i tij i Shtetit Rex Tillerson u përpoq të zbutë krizën rreth Koresë së Veriut.
"Unë mendoj se presidenti po i dërgon një mesazh të fortë Koresë së Veriut në gjuhën që kupton Kim Jong Un, i cili nuk duket se e kupton gjuhën diplomatike .Mendoj se presidenti thjesht dëshironte të ishte i qartë për regjimin e Koresë së Veriut se SHBA ka aftësi të padiskutueshme për të mbrojtur veten, se SHBA do të mbrojë veten dhe aleatët”, shprehet sekretari amerikan I shtetit Rex Tillerson.
Në një njejtën vijë ka qenë edhe reagimi I Koresë së Jugut.
“Ushtria jonë I dërgon një porosi të qartë Veriut. Nëse tenton të provokojë, do tëmarrë përgjigjen e merituar nga ushtria jonë dhe aleatët tanë amerikanë”, shprehet Roh Jae-Cheon nga qeveria e Koresë së Jugut.
Ministria e Mbrojtjes e Japonisë vlerëson ndërkohë se është e mundur që Koreja e Veriut të ketë arritur miniaturizimin e armëve bërthamore dhe të ketë prodhuar mbushje bërthamore. Japonia është gati për kundërpërgjigje thonë nga Tokio.
“SHBA-të dhe Japonia kanë të njejtin qëndrim. Do të aktivizojmë marrëveshjen e arritur dhe do të vazhdojmë të përforcojmë aleancën tonë për tu mbrojtur dhe kundërpërgigjur cdo sulmi”, shprehet shefi i kabinetit të kryeministrit të Japonisë, Yoshihide Suga.
Japonia është gati të evakuojë qytetarët e saj nga ishulli amerikan Guam, një destinacion shumë I njohur për numrin e turistëve japonezë.
MIGENA GORENCA
