Maqedoni
Dhuna në kuvend, avancohen policët që mbrojtën deputetët
10.08.2017 15:22
Avancohen në detyrë dy punonjësit e sigurimit, që gjatë ngjarjeve të 27 prillit në kuvend...

Avancohen në detyrë dy punonjësit e sigurimit, që gjatë ngjarjeve të 27 prillit në kuvend, u vunë në vijën e parë për të mbrojtur deputetët e LSDM-së, BDI-së dhe Aleancës.
Sasho Tasevski është emëruar drejtor i Departamentit për Siguri, apo si njihet ndryshe Drejtoria e Gjashtë, kurse Aco Angelovski është emëruar drejtor i Sektorit për Siguri Parandaluese në MPB.
Këta zyrtarë qëndruan përpara detutetëve dhe në ballë të protestuesve të dhunshëm, madje njëri nga këta nxorri edhe armën e tij drejt demonstruesve për të parandaluar eskalimin e situatës.
