Maqedoni
Rastet “Fortesa”dhe “Target”, procedurë për përgjegjësi ndaj 10 gjykatësve
10.08.2017 15:35
Ende nuk dihet se ku gjenden ish drejtori i drejtorisë së 5 Goran Grujevski dhe I punësuari tjetër Nikolla Boshkovski...

Ende nuk dihet se ku gjenden ish drejtori i drejtorisë së 5 Goran Grujevski dhe I punësuari tjetër Nikolla Boshkovski, ndaj të cilëve ëhstë në fuqi masa e paraburgimit për rastin Fortesa dhe Target.
Ata janë në arrati që nga 26 korriku., kur Gjykata e Lartë rikonfirmoi vendimin e Apelit për paraburgimin e tyre 30 ditor, të këkruar nga gjykata speciale. Që nga kjo kohë, mardhënia e tyre e punës është ngrirë dhe rrogën e fundit do ta marrin vetëm deri më 25 korrik.
Organizata “Llupa e Gjelbër” ka ngritur procedurë për përgjegjësi ndaj dhjetë gjykatësve të përfshirë në vendimmarrje në rastin “Fortesa”, qw rezultoi me arratisjen e Grujevskit dhe Boshkovskit. Pwrgjegjwsi kwrkohet për gjykatësit Lenka Davitkovska, Tatjana Mihajllova, Diana Gruevska, Liljana Shapova, Safet Kadriu, Cvetanka Periq, Jovo Vangellovski, Faik Arsllani, Risto Katavenovski dhe Xhemail Saiti.
“Katastrofa në gjyqësi vazhdon. Gjykata themelore, e cila pa asnjë problem cdo ditë jep vendime paraburgimi të arsyetuara me fraza pa asnjë përmbajtje, papritmas fillon të shkelë ligjin e të mos japë masë paraburgimi. Për vendimin joligjor të Gjykatës Themelore, flet edhe vendimi I Gjykatës së Apelit, që kthehu këtë vendim duke dhënë masën e paraburgimit. Por shkelja e ligjit vazhdon me dhënien e të drejtës për ankesë në gjykatën e lartë, me afat të zgjatur. Në asnjë ligj nuk parashihet e drejtë ankese kundër vendimit të Gjykatës së Apelit, aq më tepër për ankesë ndaj një vendimi që zgjat zbatimin e tij. Por ironia nuk përfundon këtu. Gjyjkata e Lartë, në vend që ti hedh poshtë ankesat, vepron sipas të njejtave e në këtë peroudhë të dënuarit janë të lire”, shprehet avokati Bllagoja Jovanov.
Ndaj dy të akuzuarve ka një fletëarrest ndërkombëtar dhe ata kërkohen nga Interpoli pasi policia nuk arriti ti gjejë. Që të dy janë pa pasaportë , e cila u është marrë nga gjykata.
Ministri Spaspovski mbrëmë potencoi se policia bën përpjekje maksimale që ti gjejë , por hollësi nuk dha për shkak të fshehtësisë së hetimeve .
GAZMEND REXHEPI
