Maqedoni
Seanca për shkarkimin e Zvërlevskit, analistët: Nuk ka shkelje të kodit zgjedhor; Analistët, e djathta evropiane të përjashtoj VMRO-në
10.08.2017 16:03
Me mbrojtjen e Prokurorit Publik Marko Zvërlevski, i cili pavarësinë e Prokurorisë e solli në pikpyetje...

Me mbrojtjen e Prokurorit Publik Marko Zvërlevski, i cili pavarësinë e Prokurorisë e solli në pikpyetje ,VMRO DPMNE si mënyrë veprimi ka zgjedhur obstruksionin në mënyrë që të pengojë kthimin e drejtësisë dhe integrimet euroatlantike.
Kështu vlerësojnë analistët sipas të cilëve VMRO DPMNE nuk ka asnjë argument që të mbrojë Zvërlevskin, andaj shumica parlamentare duhet të gjejë formë që sa më shpejt të vjen deri te shkarkimi i tij.
“Me vet aktin e propozimit për shkarkim Kryeprokurori duhet të jep dorëheqje, kështu kanë bërë prokurorët e mëparshëm kanë punuar me një garniture dhe në këtë rast deputetët e VMRO së duan të përfitojnë në kohë por nuk mban teza e deputeteëve të VMRO-së dhe Koordinatorit të grupit paralamentar të VMRO së se ku thotë se ligji që vlen për qeverinë vlen edhe për kuvendin debate duhet të vazhdohet pa obstrukcione dhe kryeprokurori të shkarkohet”, shprehet analisti Mitasim Beqiri.
Sipas Analistit Ismet Ramadani, nuk mbajnë as akuzat e VMRO DPMNE së se shumica parlamentare bën shkelje të Kodit Zgjedhor sepse shkarkimi i Zvërlevskit ka filluar para shpalljes së zgjedhjeve lokale.
“Procedura e shkarkimit të Zvërlevskit si prokuror ka filluar para se të shpallen zgjedhjet dhe kjo fare nuk e pengon procedure e shpalljes së zgjedhjeve lokale tek e fundit është një funksioner i cili e ka dëmtuar shumë të drejtën në Maqedoni dhe nuk prish punë ky veprim i shumicës parlamentare sa i përket rregullores dhe kushtetutës”, shprehet analisti Ismet Ramadani.
Sipas Analistit Ramadani shumica parlamentare duhet ti bëjë me dije ndërkombëtarëve se VMRO DPMNE po rrezikon demikracinë në Maqedoni dhe asociacioni i partive popullore të djathta europiane duhet ti japin vërejtjen e fundit ose të përjashtojnë VMRO DPMNE-në nga ky asociacion.
Sipas tij nuk duhet të lejohet një parti që të pengojë zhvillimet demokratike dhe kthimin e drejtësisë në Maqedoni.
FLUTURA LATIFI
