Maqedoni
Temperaturat e larta: Pishinat zgjidhje e shkupjanëve për tu freskuar
10.08.2017 16:26
Temperaturat e larta e kan futur Maqedonin për disa ditë në fazën portokalltë...

Temperaturat e larta e kan futur Maqedonin për disa ditë në fazën portokalltë, megjithatë prezenca e qytetarëve rrugëve të kryeqendrës edhe në kulmin e temperaturave është e dukshe.
Ata kryesisht dalin për kryerjen e obligimeve të tyre, por mundohen të gjejnë mënyra për tu freskuar. Pishinat janë një alternative për tu freskuar shkupjanët, por ata ankohen rreth nivelit të pastërtisë.
“Të pastërta shumë pak. Me i vizitu skemi shance, nuk është pastërtia në nivelin e duhur"...
“Po janë të papastërta shumë, nuk është niveli sa duhet, por skemi çfar të bëjmë I kemi më afër këtu në Shkup"...
“Dobët nuk I vizitojmë aq shumë pastërtia nuk është aq në nivel por mirë, në përgjithsi mire"...
“Në përrgjithësi pastërtia nuk është, mbi nivel nuk është, dobët është shumë, shpesh shkojmë nëpër pishina, por më duken dobët, pastërtia dobët është”, shprehen qytetaret.
Pishinat marrin leje dhe vlersim nga inspektorati për shëndetsi dhe duhet të bëhet klorimi konstant i tyre, thot Sefian Ferati – Bellqishta, sipas të cilës përgjegjisa e vetkujdesit ndaj pastërtis në pishinë ju mbetet qytetarëve.
“Popullata që shkon në pishinë duhet të ketë vetkujdes, para se të shkonë në pishinë të bëjnë dush, mos të ulen në peshqira të thatë , por të thahet vet trupi nga ajri e pastaj mund të ulen, të kenë sandale të posaqme për pishinë, dhe kur të kthehen përsëri të bëjnë dush, por kemi disa kategori të njerëzve që kanë predispozitë të marrin infeksione urinare, atyre ju rekomandohet që në mbrmëmje të tarrin antiuroseptik që neër most ë ken problem kur të shkojnë në pishinë”, shprehet mjekja Sefian Ferati – Bellqishta.
Sipas mjekëve pasojat shënetësore që mund të shkaktohen në pishina, për shkak të mikroorganizmave janë ndezje në veshë, ndezje të syve si dhe ndezje të lëkurës dhe ndezje të sistemit urogjenital.
ARLINDA BAFTIU
