Maqedoni
Temperaturat e larta, në treg shiten produket që prishen leht
10.08.2017 16:50
Temperaturat e larta mund të shkaktojnë ndikojnë në prishjen e produkteve ushqimore...

Temperaturat e larta mund të shkaktojnë ndikojnë në prishjen e produkteve ushqimore, e sidomos të prodhimeve të qumështit, vezëve, mishit etj, prandaj ekpsertët rekomandojnë që këto prodhime të ruhen në frigorifer.
Por edhe në këto temperatura të larta në tregun e Bit Pazarit në Shkup vërehet shitje e këtyre produkteve në kushte jo adekuate. Të anketuar nga TVM2 shitësit thonë se malli i tyre është me cilësi të mirë.
“Nuk ka gajle se janë kjështu, nuk prishen, edhe për gjizën se gjizën e bijmë prej në shtëpi e mbajmë në frigorifer dhe e mbajmë këtu të mbuluar. Por edhe për qumështin të cilën e kemi ne të shtëpisë, nuk ka gjasa të prishet, për 24 orë ju garantoj. Se i humbet blerësit, nëse ti vjen me ble dhe ta jap qumështin e prishur unë e humbas një blerës, qumështi jonë që e prodhojmë vet nuk ka gjasa 24 orë me u prish. E tash nuk kemi ku të shkojmë tezgat janë të mbushura, sepsee me pas vend shkoj edhe unë, për atë po shesim këtu"...
“Edhe vezët ashtu i bijmë ka 40-50 vezë. Jo nuk ka gjasa të prishen, i mbajmë ndër hije"...
“Ne që i bijmë, i shtijmë në frigorifer, sidopmos djathin e mbajmë në frigorifer, nëse nuk e mban në frigorifer ato normalisht që prishen”, shprehen shitesit.
Blerësit nga ana tjetër thonë se nuk ndihen të sigurtë për cilësinë e prodhimeve të cilën ata i blejnë në tregjet e vendit.
“Nuk mund të jem i sigurtë për asgjë, diku ka mall më të mirë diku më të keq. Temperaturat janë të larta, shpejtë prishet ushqimi, duhet pasur kujdes më të madh gjatë blerjes së ushqimit”...
“Me të vërtetë kjo kohë tani është shumë e nxehtë, me të vërtetë njeriu po frigohet me marrë diçka në treg”, shprehen bleresit.
Moti me temperatura të larta pritet të vazhdojë edhe gjatë ditëve të ardshme, prandaj duhet pasur parasyshë edhe apelin e Minsitrisë së shëndetësisë për kujdes me ushqimin.
Ndërkoh që që për shkak të temperaturave nga faza e portokalltë vazhdojnë të vlejnë rekomandimet e kësaj minsitrie që nga obligimet e punës të jenë të liruara gratë shtatzëna dhe personat nga mosha mbi 60 vjeҫ, ndërsa të gjithë personat e tjerë në rast të paraqitjes së çfarëdo lloj problemi shëndetësor menjëherë të paraqiten tek mjeku i tyre amë.
ERSAN PAJAZITI
