Maqedoni

Mitrevski akuza ministres Carovska, tenton ndrrimin e udhëheqësisë së LSM-së

10.08.2017 17:06

Kryetari i Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë Zhivko Mitrevski...

Kryetari i Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë Zhivko Mitrevski, thotë se ka tentim për ndryshime të kundërligjshme në udhëheqësinë e LSM-së, madje për këtë fajsojnë Ministren e Punës dhe Politikë Sociale Mila Carovska dhe LSDM-në. Edhe më tej në kryetar i LSM-së dhe sekretar i sajë janë Zhivko Mitrevski dhe Metodija Dimevski, thot Mitrevski.
 
“Procesi i procedurës për ndryshime është ekskluzivisht punë e 13-të sindikatave të cilat janë pjesë e LSMsë, të cilat poashtu janë të vetmet që në përputhje me Statusin mund të kryejnë ndryshime të udhëheqësisë, në bazë të procedurës e cila vijon përmes sindikatave dhe në bazë të vendimit të Këshillit dhe Kongresit të LSMsë. Kësi lloj procedurash nuk ka pasur asnjëherë, dhe këtë e kanë vërtetuar paraprakisht edhe 13 sindikatat e LSM-së”, shprehet kryetari i Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë, Zhivko Mitrevski.
 
Ai shtoi se edhe "ministrja e mëparshme në këtë resor Frosina Remenski bëri një përpjekje të pasuksesshme për të ndryshuar udhëheqjen e LSMsë." Sipas Mitrevskit, procedura u ndërpre për shkak se ajo është bazuar në dokumente të falsifikuara dhe në kundërshtim me ligjin, Kushtetutën dhe konventat ndërkombëtare.
 
“Një ndryshim i tillë i dhunshëm nuk mund të ndodhë sepse ka urdhër nga Prokuroria Themelore Publike për të parandaluar çdo përpjekje për ndryshim të Presidentit të LSMsë, dhe udhëheqësisë së LSMsë. Ka dy konkludime të Regjistrit Qendror me të cilin ndërprehet çdo lloj procedure për ndryshim të presidentit të LSMsë, dhe gjithashtu egziston Vendim i Gjykatës Administrative me të cilin propozimi për emërim të ndonjë personi tjetër në LSM refuzohet”, shprehet kryetari i Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë, Zhivko Mitrevski. 
 
Kundër ministre Carovska është ngritur akuzë penale për "këqpërdorimin e autoritetit dhe pozitës zyrtare" dhe në qoftë se ajo nuk tërhiqet, siç tha Mitrevski, nga vendimi i paligjshëm, ai do të kërkon dorëheqjen ose shkarkimin e saj.