Interpelancë për punën e ministrit Tevdovski; LSDM, interpelanca e pa bazë
Grupi i deputetëve të VMRO-DPMNE-së sot në Kuvend parashtroi interpelance...

Grupi i deputetëve të VMRO-DPMNE-së sot në Kuvend parashtroi interpelancë për punën e ministrit të Financave Dragan Tevdovski.
“Si arsye kryesor për parashtrimin e Interpelancës për punën e Tevdovskit e potencojmë ribalancin e plotë joefektiv të Buxhetit për vitin 2017, zvogëlim të dukshëm të shpenzimeve kapitale, huamarrja e përforcuar dhe e pabazë e qytetarëve në tregun vendor, rritje e vlerës së paraparë për huamarrje në tregjet financiare ndërkombëtare, mosrespektim i përfaqësuesve popullorë në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë dhe manipulim me të dhënat ekonomike, parametra dhe indikatorë”, deklaroi deputetja e VMRO-së Liljana Kuzmanovska.
Por me interpelancën e parashtruar ndaj ministrit Tevdovski, nuk u pajtuan nga LSDM nga e cila vlerësojnë se VMRO-DPMNE-ja vazhdon të punojë në dëm të qytetarëve dhe konfirmon se është kundër udhëheqjes transparente dhe llogaridhënëse me financat publike dhe buxhet në funksion të përmirësimit të standardit jetësor të qytetarëve dhe përforcim të ekonomisë.
Me interpelancën e pabazë, sipas LSDM-së VMRO-DPMNE-ja është kundër pagës minimale prej 12.000 denarësh për të gjithë punëtorët duke përfshirë edhe punëtorët në industrinë e lëkurës dhe tekstilit.
