Botë

Edhe vazhdimi i katërt i seancës konstituiove të kuvendit të Kosovës rezultoi i pa suksesshëm, pasi sërsish nuk mori pjesë në seancë kualicioni PAN dhe minoritetet. “Kofrum kemi por mungon PAN-I dhe pa panin nuk mund të vazhdojmë, jan prezent 61 deputet

10.08.2017 18:42

Edhe vazhdimi i katërt i seancës konstituiove të kuvendit të Kosovës rezultoi i pa suksesshëm...

Edhe vazhdimi i katërt i seancës konstituiove të kuvendit të Kosovës rezultoi i pa suksesshëm, pasi sërsish nuk mori pjesë në seancë kualicioni PAN dhe minoritetet. 
 
“Kofrum kemi por mungon PAN-I dhe pa panin nuk mund të vazhdojmë, jan prezent 61 deputet”, shprehet kryesuesi i seances konstituive Adem Mikollovci.
 
Deputeti I Vetëvendosjes Glauk Konjufca nga foltorja e kuvendit tha se kanë kaluar dy muaj nga zgjedhjet dhe nuk ka zgjidhje për konstituimin e kuvendit.
 
“Pse nuk e kemi koalicionin PAN këtu në kuvend, pse po e bllokojnë kuvendin, pse po e mbajnë peng krijimin e institucioneve të Kosovës. Dorën në zemër në këtë gjendje na ka shjellur edhe një vendim I gjykatës kushtetuese sipas të cilit zgjehdja e kryetarit të Kuvendit duhet të jet nga subjekti q ka marr numër më të madh të votave në zgjedhjet parlamentare. Por çështja duhet të shtrohet edhe në këtë drejtim, çka ndodh nëse atij të cilit I takon ky propozim nuk vjen në kuvend?”, shprehet deputeti i Vetëvendosjes Glauk Konjufca.
 
Edhe përfaqësuesi i Koalicionit LDK AKR Alternativa, Avdullah Hoti ftuar deputetët e PDK-së të jenë të arsyeshëm, të vijnë në Kuvend dhe ta propozojnë kandidatin. Në të kundërtën duhet kërkuar rrugë tjetër për zgjidhjen e kësaj bllokade tha i.
 
“Kemi humbur shumë kohë, kjo e bënë të qartë kush është i përgjegjshëm. Kryesues të sugjeroj të ftoni takim tjetër konsultativ dhe së bashku të merremi vesh për seancën e ardhshme, përndryshe duhet të konsultojmë rrugë të tjera ligjore. Ta kemi edhe një përpjekë të fundit për themelimin e institucioneve të vendit”, shprehet Avdulla Hoti nga LAA.    
                                                                                                                                             
Nga koalicioni PDK, AAK, Nisma në kuvend ishte vetëm deputeti I Nismas Milaim Zeka, i cili  për bllokim të punës së Kuvendit ka akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje.
 
“Unë personalisht kam pritur që sot do të zhbllokohet situata në Parlamentin e Kosovës për fat të keq edhe sot po ndodh një ripërsëritje e seancës së kaluar. Jo që mendoj po tani jam I bindur se Lëvizja Vetëvendosje qëllimisht po e bllokon parlamentin e Kosovës. Këtë e bazoj në faktin se ata nuk kanë shkuar në mbledhjen kosultative të thirrur nga Adem Mikollovci”, shprehet deputeti I Nismas Milaim Zeka.                                                
 
Nga PDK kanë bërë të ditur se në seancën konstituive do të marrin pjesë vetëm nëse votohet kandidati i tyre për kryetarët ë kuvendit KAdri Veseli. Por Vetëvendosje dhe LDK shprehen kategorikisht kundër këtij propozimi, duke kërkuar që kualicioni PAN të propozojë kandidat tjetër për kryeparlamentarë. 
 
GYLTENE SINANI