Maqedoni

VMRO: Maqedonia digjet, LSD në plazh

11.08.2017 13:31

LSDM nuk po merret seriozisht me zjarret në disa pjesë të vendit, konsideron VMRO-DPMNE...

“Maqededonia digjet ndërsa LSD-së nuk i dridhet syri. Funksionarët e saj vazhdojnë me pushimet, problemet dhe frika qytetarëve duken më të vogla se kokrrat e rërës, kur për to mendon poshtë cadrës së plazhit. LSD-së nuk i intereson fakti se po digjen mijëra kub metra pyje”, thuhet në kumtesën e sotme të VMRO-së.

Sipas partisë së Gruevskit, Ministri i Bujqësisë u zhduk në mënyrë misterioze nga vendi , ndërsa Ministria e  Brendshëm , e zënë me partizimin e plotë të saj, nuk ka fajsuar apo sanksionuar asnjë autor të zjarreve, thonë nga VMRO.