Maqedoni
Vazhdon edhe sot faza portokalli, 10 gradë freskim, vetëm të dielën; Agronomët, i nxehti dëmton prodhimet, më shumë ujitje
11.08.2017 13:48
I gjithë vendi vazhdon të jetë në fazën portokalli me temperatura që asesi të ulen poshtë 40 gradëshit...

Pak freskim na pret prej nesër , kur gjatë ditës do të ketë rritje të vranësirave dhe erë të përforcuar jugperëndimore, por temperatura e ditës ende do të jetë e lartë.
Në orët e pasditës dhe natën ndaj së dielës moti do të jetë jostabil me të reshura të shiut, të cilat në disa vende do të jenë të mëdha dhe të ndjekura me bubullima.
“Nesër presim ndryshim të motit. Gjatë ditës pritet të fryej erë në anën e perëndimit nga perëndimi, ndërsa në anën e lindjes era do të fryejë nga jugu. Gjatë ditës do të ketë më shumë vranësira, ndërsa në mbrëmje do të ketë edhe të rreshura të shiut me bubullima, ndërsa të rreshurtat priten të jenë më intensive gjatë orëve të vona të natës. Lokalisht është e mundur që proceset të jenë më intensive, posaçërisht në pjesët lindore”, shprehet sinoptikanja Ivana Petroviq.
Temperaturat tropikale me mbi 40 gradë , janë të dëmshme për kulturat buujqësore. Agronomët u bëjnë apel bujqve ti shfrrytëzojnë të gjithë mundësitë për ujitje që të shpëtohen të mbjellurat.
“Para së gjithash temperaturat shkaktojnë zhvillim të dobët të kulturave bujqësore, gjegjësisht kanë nevojë për sasi të madhe të ujit të cilën në këtë periudhë nuk e kemi, për atë është e patjetërseshme që bujqit ti shfrytëzojnë të gjitha maksimumet e uji. Në veçanti duhet ti kushtohet rëndësi ujitjes së pemëve”, shprehet agronomi Angellko Angellovski.
Temperaturat priten të bien gjatë ditës së diel, kur do të fryjë erë e përforcuar veriore, ndërsa temperatura e ditës në mënyrë të konsiderueshme do të zvogëlohet, në disa vende edhe për më shumë se 10 gradë.
Prej të hënës moti do të jetë stabil me rritje graduale të temperaturës së ditës, por në kuadër të mesatares për këtë periudhë të vitit.
